E hënë, 29 korrik 2013
Të hënën më 29 korrik,  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shtroi iftar për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me këtë rast të pranishëm ishin udhëheqës të Bashkësisë Islame, ministra, zëvendësministra, deputet të Kuvendit të Kosovës si dhe ambasador të akredituar në Kosovë.
Ndërsa, në një fjalë të mbajtur me këtë rast, presidentja Jahjaga tha :
I nderuar Myfti Tërnava,
Të nderuar Imamë,
Të nderuar të pranishëm,
Ju kam ftuar në këtë iftar në shenjë respekti dhe nderimi, në shenjë përkujdesjeje institucionale për besimin, duke respektuar normat dhe traditën e besimit islam tek ne.
 Kam dëshirë që ky iftar, i shtruar simbolikisht, të bëhet tradicional – si vullnet se ne të gjithë po e ndërtojmë së bashku shtetin tonë, shoqërinë të bazuar në barazi dhe se respektojmë institucionet e zgjedhura të shtetit tonë.
Ju falënderoj për ardhjen tuaj, ju dëshiroj që muajin e Ramazanit ta kalojmë të gjithë para së gjithash në paqe me vetveten, në harmoni dhe mirëkuptim për të tjerët, në ndihmë dhe përkujdesje për të gjithë ata që  kanë nevojë.
Në këtë muaj njeriu e forcon besimin duke synuar ta pastrojë vetveten dhe duke ndarë të mirat me të tjerët.
Këtë muaj të madhërishëm ta kalojmë në familjet tona, me farefisin dhe miqtë, me fqinjët, duke e përdorur më së miri veçorinë që njeriut ia ka dhënë Perëndia që të bëjë vepra të mira.
Ndërsa  Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava më këtë rast tha:
Zonja presidente ju falënderoj për bashkëpunimin me Kryesinë e BIK e cila është e vetmja që përfaqëson vlerat e besimtarëve islam në vendit tonë.
Të nderuar ministra;
Të nderuar ambasadorë;
Të nderuar deputetë;
Të nderuar të pranishëm!
 Më lejoni që sonte para jush që të shpreh konsideratën time  për këtë iftar të shtruar nga e para e vendit në respekt të muajit të bekuar të Ramazanit.
Të nderuar! E lus Zotin që edhe më këtë rast, në këtë sofër të iftarit, adhurimet tona t’i bëjmë në shenjë respekti ndaj Krijuesit tonë-Zotit të Madhërishëm, andaj  lusim Atë që adhurime e lutjet tona të na i pranoj, e të na shpërblej me të mirat e tij në këtë dhe në botën tjetër. Po ashtu e lusim Zotin për mirëqenie  për popullin tonë ku që jeton, në Kosovë apo në mërgatë.
Bashkësia Islame e Kosovës si edhe deri tash,  zonja presidente, do të punoj për ardhmërinë e Kosovës dhe për ngritjen e vlerave fetare në Kosovë. Gjithnjë duke u munduar me tërë potencialin e saj  ti ruaj vlerat, të ruaj misionin që e ka përgjegjësi para Zotit siç ka përgjegjësi edhe para populli tonë.
Unë si Myfti i Kosovës së bashku me bashkëpunëtorët e mijë që sonte jemi këtu në këtë iftar, do të angazhomi edhe në të ardhmen që të bëjmë më të mirën për vendin, për popullin dhe për fenë  në Kosovë.
Krejt në fund falënderoj Zotin për këto begati të mëdha që na i ka dhënë në vendin tonë.
Shpresoj që bashkërisht, duke bashkëpunuar institucionet e vendit tonë do të arrimë që të realizojmë amanet e të parëve tanë – Kosovën ta bëjmë vend me perspektivë e me vlera pozitive të integruar në familjen evropiane duke ruajtur vlerat tona si popull.
Edhe njëherë falënderit dhe ju uroj iftar të mirë.

{gallery}iftarprsdntja{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…