Prishtinë, 21 qershor
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e Natës së Madhe të Bedrit, shtroi iftar tradicional për strukturat drejtuese të Këshillave vendorë dhe institucionet e BIK-ut.
Myftiu Tërnava, pasi i përshëndeti dhe falënderoi përfaqësuesit e Këshillave për punën që bëjnë, foli edhe për përgjegjësitë që kanë në raport me besimtarët dhe institucionin e BIK-ut, dhe njëherazi kërkoi përgjegjësi, vendosmëri dhe përkushtim në kryerjen e të gjitha detyrave në shërbim të besimtarëve dhe vendit.

Ai tha se Ramazani na aktivizon më tepër se muajt e tjerë, ngase është muaj i bereqetshëm dhe domethënës për umetin e Muhamedit a.s., udhëheqësit e tij, e edhe për neve që jemi të pranishëm sonte, sepse kemi dhe mbajmë një përgjegjësi të madhe. “Ne jemi përgjegjësit kryesorë për sukseset në xhematët tona, apo dështimet në aktivitetet tona. Ne jemi përgjegjësit që Islamit në këtë nënqiell t’i japim ngjyrën që e meriton, apo të mundohemi me pasivitetin tonë dhe me mospunën tonë, por edhe me shpjegimin jo të drejtë, që këtë fe të pastër, herë me dashje e herë pa dashje, ta njollosim me gjëra që nuk i përkasin. Falë kontributeve tona dhe ligjëratave tona, tribunave, dhe duke shfrytëzuar çdo mundësi, ua kemi tërhequr vërejtjen besimtarëve se ajo që po tenton dikush ta instalojë në trupin e shëndoshë të Islamit të këto troje së pari është e dëmshme për vetë trupin tonë, dhe më pas edhe për shoqërinë mbarë. Unë ju porosis të gjithëve që edhe më të vazhdoni në këtë, pra të luftoni çdo gjë që është e keqe dhe të punoni për një ardhmëri sa më të mirë të Islamit në këto troje. Punoni për vendin e vatanin, dhe që bashkërisht të korrim rezultatet e suksese të reja”, ka thënë myftiu Tërnava.
Tërnava po ashtu porositi që të mos kemi grupe e përçarje, por te ecim dhe veprojmë si një trup, sepse kështu na mëson Kurani dhe Suneti i Muhamedit a.s. {gallery}mediftar16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…