Prishtinë, 12 qershor, 2017

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, me rastin e Natës së Madhe të Bedrit, shtroi iftar tradicional për strukturat drejtuese të Këshillave vendorë dhe institucionet e BIRK-ut.
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava, pasi i përshëndeti dhe falënderoi përfaqësuesit e Këshillave për punën dhe përkushtimin që po tregojnë, foli edhe për përgjegjësitë që kanë në raport me besimtarët dhe institucionin e BIRK-ut, dhe njëherazi kërkoi përgjegjësi, vendosmëri dhe përkushtim në kryerjen e të gjitha detyrave në shërbim të besimtarëve dhe vendit. ”Bashkësia Islame gjithnjë ka ecur me popullin dhe ka dhënë nga vetja çdo herë që është kërkuar nga populli, ka frymuar me popullin dhe ka qenë në ballë të aksioneve të shumta dhe rrjedhave të ndryshme të historisë dhe përgjegjësi madhore si besimtarë dhe kombëtarë. Dhe falë kësaj pune BIRK gëzon një emër të merituar mbarë republikën tonë, trojeve etnike, mërgatë e botën mbarë”-tha myftiu Tërnava.
Ai poashtu theksoi se ky muaj na ka mobilizuar më tepër se muajt e tjerë, ngase është muaj i bereqetshëm dhe domethënës për umetin e Muhamedit a.s., udhëheqësit e tij, e edhe për neve që jemi të pranishëm sonte, sepse kemi dhe mbajmë një përgjegjësi të madhe. “Përgjegjësia kryesore për sukseset në xhematët tona, apo dështimet në aktivitetet tona bie mbi ne. Ne jemi përgjegjësit që Islamit në këtë nënqiell t’i japim ngjyrën që e meriton, apo të mundohemi me pasivitetin tonë dhe me mospunën tonë, por edhe me shpjegimin jo të drejtë, që këtë fe të pastër, herë me dashje e herë pa dashje, ta njollosim me gjëra që nuk i përkasin. Unë ju porosis të gjithëve që edhe më të vazhdoni në këtë, pra të luftoni çdo gjë që është e keqe dhe të punoni për një ardhmëri sa më të mirë të Islamit në këto troje. Punoni për vendin e vatanin, dhe që bashkërisht të korrim rezultatet e suksese të reja”, ka thënë myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava në fund e luti Zotin që agjërimin dhe lutjet që i bëjmë në këtë muaj të bekuar të na i pranojë dhe porositi që të respektohet vija institucionale dhe kushtetuta e BIRK-së si dhe të vazhdohet edhe më në shërbim të xhematit dhe atdheut tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…