Ballina Lajme Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin të cilin e shtroi TIKA

Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin të cilin e shtroi TIKA

Prishtinë, 24 maj 2018

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka organizuar iftar në Prishtinë me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, ku të ftuar ishin një numër i madh i personaliteteve fetare, politike e shoqërore të Kosovës. Në këtë iftar mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës,myftiu Naim ef. Tërnava me disa bashkëpunëtorë. Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, e cila po ashtu mori pjesë në sofrën e iftarit në fjalën e saj uroi që muaji i bekuar i Ramazanit t’i sjellë Turqisë, Kosovës, muslimanëve dhe gjithë njerëzimit paqen, lumturinë dhe prosperitetin. Ndërkaq, zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj duke uruar muajin e Ramazanit të gjithë të pranishmëve në këtë ngjarje, tha se me këtë iftar të përbashkët i bashkohen çdo muslimani në botë që jeton sipas vlerave të fesë myslimane. Ky iftar është një lloj rikthimi në histori, sepse ne çdo herë e kemi mbajtur muajin e Ramazanit, jemi bashkuar në sofra të iftarit dhe vit pas viti e kemi kultivuar identitetin tonë. Ne krenohemi me kulturën, me identitetin tonë dhe me atë se kush jemi”, tha Hoxhaj, duke shtuar se ndjehen krenar se në Kosovën e pavarur kanë bashkëjetuar fe të ndryshme, shqiptar, turq, boshnjak, serb e të tjerë.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Pritje përurimi me rastin e Fitër-Bajramit

Me rastin e Fitër – Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, orga…