Ballina Lajme Myftiu Tërnava shtroi iftar për krerët e bashkësive fetare islame të Maqedonisë dhe të Shqipërisë

Myftiu Tërnava shtroi iftar për krerët e bashkësive fetare islame të Maqedonisë dhe të Shqipërisë

Prishtinë, 7 qershor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava shtroi iftar për Reisin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Haxhi Sylejman Rexhepi dhe për kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj. Në iftar ishin edhe bashkëpunëtorët e tyre.

Myftiu Tërnava i falënderoi kryetarët e bashkësive fetare të Maqedonisë dhe të Shqipërisë që i ishin përgjigjur ftesës dhe luti Zotin për mirëqenie të gjithëmbarshme të kombit shqiptar dhe për paqe në mbarë botën.

Ai vlerësoi faktin që po bënin iftar bashkë, luti Zotin për pranim të ibadeteve dhe për afrim të njerëzve ndërmjet vete.

Kurse Reisi Sylejman Rexhepi, kryetar i BFI-së së Maqedonisë tha se ky është muaji i dritës dhe perspektivës së zbritjes së Kuranit dhe falënderoi Myftiun Tërnava për këtë iniciativë dhe e përshëndeti nga shpirti dhe zemra për sofrën e përbashkët. Ndërsa kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Skender Bruçaj po ashtu falënderoi Myftiun Tërnava për iftarin duke theksuar pos të tjerash se të gjithë jemi përgjegjës për anën shpirtërore për të gjithë shqiptarët kudo që gjenden dhe kjo na bën më përgjegjës që ne ta duam e respektojmë dhe të bashkëpunojmë me nëri-tjetrin. Ai po ashtu se ne na bashkon imani dhe vatani. Në fund kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj dhuroi disa dhurata për Myftiun Tërnava, për Reisin e Maqedonisë Rexhepi si dhe një dhuratë edhe për sekretarin e BIK-ut Resul Rexhepi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po qëndron në EBA për vizitë zyrtare

Abu Dhabi, 8 dhjetor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava…