Prishtinë, 25 shtator 2014
Sot në orët e para të  mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, ka udhëtuar për në Mekë të Arabisë Saudite grupi i  besimtarët të parë kosovarë, të cilët gjatë ditëve në vijim do e kryejnë  Haxhin.
Bashkë me besimtarët tanë ka udhëtuar edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Për t’i përcjellë besimtarët tanë, në Aeroport kishin dalë familjarë, miq, përfaqësues të Këshillave të BI Islame dhe përfaqësues të Kryesisë së BIK.
Besimtarët tanë tashmë veç kanë arritur dhe janë akomoduar në Mekë.
Sivjet  Haxhin pritet ta kryejnë 865 besimtarë kosovarë. Kryesia e BIK si çdo herë ka bërë përgatitjet e duhura.  Me haxhinjtë tanë në vendet e shenjte do të jenë edhe 37 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësorë që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhilerëve.
Shkuarja e besimtarëve tanë për në Mekë do të vazhdoj edhe nesër  e pasnesër kur pritet  të udhëtoj edhe grupi i fundit mi besimtarëve nga Kosova.{gallery}hxh14{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…