04.04.2014
Pozita tejet e nëpërkëmbur e jetimëve në shoqërinë kosovare dhe lënia e tyre pasdore në shumë aspekte të jetës, shtyu  Kryeimamin e BI të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, që nëpërmes shkresës zyrtare, t’iu rekomandojë të gjithë imamëve të xhamive në territorin e Republikës së Kosovës, që ligjërata e ditës së xhuma të datës 4 prill të këtij viti, t’i kushtohet pozitës së jetimit dhe të drejtave të tij në Islam.

Sot në Kosovë janë të evidentuar mbi 10.000 jetimë që nuk e kanë njërin nga prindërit. Për këta fëmijë duhet që shoqëria jonë të ndihmojë edhe më shumë në edukim dhe t`ju rris nivelin e mirëqenies së tyre.
Sipas dispozitave islame, nuk mjafton vetëm dërgimi i ndihmave për jetimët, por më e mira është që jetimët të merren nën përkujdesje dhe të zhvillohen në ambient normal familjar, sepse kjo jep garancë më të madhe për zhvillimin normal të personalitetit të jetimit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…