Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Dr. Lászlo Márkusz, me anë të një letre dërguar Myftiut të Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, këtë të fundit e falënderon dhe i shpreh mirënjohjen për përkrahjen gjatë vizitës së para disa ditëve në Kosovë të z. István Jakab, nënkryetar i Parlamentit të Hungarisë.

Në këtë vizitë ata shëtitën nëpër monumente historike dhe kulturore; tri xhami në pjesën e vjetër të Prishtinës, ndërsa me pamjet në xhaminë e renovuar të Jashar Pashait vërtet të gjithë mbetën jashtëzakonisht të impresionuar.

Në letër po ashtu ambasadori Márkusz ka njoftuar myftiun Tërnava se Prof. Balázs Dèri, profesor në Universitetin ELTE në Budapest, do të vijë në Kosovë, për të dhënë një ligjëratë me titull “Procesi i pranimit shtetëror të Islamit në Hungari”, e që do të mbahet më 12 maj, në orën 18:00, në Hotel Sirius.

Në fund të letrës ambasadori Márkusz edhe njëherë vlerësoi kontributin e mysftiutTërnava, dhe tha se shpreson në bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…