Ballina Lajme Besimtarët për Haxh nisen më 9 e 10 tetor

Besimtarët për Haxh nisen më 9 e 10 tetor

Prishtinë, 7 tetor 2012
Kryesia e BIK, njofton të gjithë besimtarët, të interesuarit dhe opinionin e gjerë se nisja e besimtarëve kosovarë për të kryer haxhin e sivjem bëhet ditën e martë dhe të mërkurë më 9 e 10 tetor) nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” për në Medinë të  Arabisë Saudite.

Për këtë qëllim, me kohë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e duhura, si regjistrimi i besimtarëve për Haxh, janë marrë vizat, është bërë vaksinimi si dhe janë kryer të gjitha proceduarat në Arabinë Saudite, akomodimi, transporti, etj.

Këtë vit nga Kosova për në vendet e shenjta, Mekë e Medinë, do të udhëtojë 880 besimtarë, nga ta 36 udhëheqës të grupeve të haxhinjëve, 4 udhëheqës kryesorë, si dhe ekipi mjekësorë prej 8 personash që do kujdeset për gjendjen shëndetësore të besimtarëve tanë atje.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga Mirza As Saeg

Dubai, 13 dhjetor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dh…