11 gusht 2019
Haxhitë tanë, në mesin e miliona haxhive nga e mbarë bota, dje tërë ditën, deri në mbrëmje, në kohën e namazit të akshamit kanë qëndruar në Arafat, ku me lutje, ibadete, e namaz kanë kryer një ndër kushtet themelore të Haxhit- qëndrimin në Arafat.
Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë qëndrimit të haxhive në Arafat ka mbajtur ligjëratë.
Pas namazit të akshamit, haxhitë kanë lënë Arafatin dhe janë nisur drejt Muzdelifes, ku kanë qëndruar një pjesë të natës, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit kanë qëndruar në Mina dhe më pas në Xhemerate kanë hedhur gurët.
Drejtoria e haxhit njofton se të gjithë haxhitë tanë janë shëndosh e mirë, dhe se deri më tani gjithçka ka ecur mirë dhe sipas agjendës së paraparë.

Gallery Wordpress
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…