Më 4 gusht kryetari i KK të Hanit të Elezit, Rufki Suma, për nder dhe respekt të muajit të madhërishëm të Ramazanit, në restorantin “Bleta” shtroi iftar ku të ftuar ishin përfaqësues nga Kryesia e BIK-së, hoxhallarë  dhe familje të dëshmorëve. Kryetari Suma  shprehu mirënjohje për kontributin e prijësve fetarë si në kohën e luftës ashtu edhe në angazhimin e tyre në forcimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në emër të Kryesisë së BIK-së  e mori fjalën zv/kryetari i BIK-së, dr Fahrush Rexhepi i cili në emër të Myftiut mr. Naim Tërnava dhe të institucioneve të BIK-së shprehu falënderim për këtë iftar  duke lutur Allahun xh.sh që të begatoj dhe ta shpërblejë z.Sumën  për këtë ftesë dhe për kontributin që është duke dhënë në mbështetje të proceseve fetare, ekonomike, sociale e kulturore.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…