Më 3 shkurt, në selinë e Kryesisë së Bashkesisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava ka pritur një delegacion të Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF), me seli në Gjenevë, të kryesur nga Dr. Khalid Koser, MBE, drejtor ekzekutiv.

Myftiu Tërnava i njoftoi delegacionin e GCERF mbi zhvillimin e jetës fetare në Kosovë, dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin dhe ruajtjen e traditës tonë shekullore të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare.

Nga ana tjeter, Dr. Khalid Koser MBE, drejtor ekzekutiv i GCERF, falënderoi myftiun për mikpritjen dhe çmoi lart  kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës për Paqen në vend.

Fondi Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes  është themeluar si përpjekje globale përmes partneriteti publiko-privat, në bashkëpunim me qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat, për të mbështetur përpjekjet e shteteve për të adresuar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…