Agresioni i ushtrisë izraelite  në Rripin e Gazës po hynë në ditën e dhjetë. Prej  ditës së shtune, në   sulme marrin pjesë edhe njësitë e ushtrisë tokësore, përveç atyre nga ajri dhe deti. Pasojat e këtij sulmi, si në njerëz ashtu edhe në dëme materiale  për palën palestineze janë tejet të mëdha. Deri më tash numri i të vdekurve në anën palestineze ka arritur 521 të vrarë dhe 2500 të plagosur. Ndërsa në anën izraelite është 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Por, ky numër do të jetë në rritje  e sipër pas sulmit tokësor që ka ndërmarrë ushtria izraelite. Ofensiva tokësore erdhi pas një varg sulmesh nga ajri të ushtrisë izraelite, ku ishin përdorur bombat më bashkëhore që Izraeli kishte marr ë  kohëve të fundit nga SHBA-të, kurse për bombardime ishin përdoru aeroplanët bombardues amerikanë F-16 si dhe helikopterët Apaçi.

Agresioni i ashpër izraelit në Rripin  e Gazës kundër Hamasit,  në javën  e  parë të tij, kaloi në miratimin e qeverisë amerikane, mosmarrëveshjen e  vendeve arabe  dhe heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo bëri që hidhërimi i opinionit të përgjithshëm  arab dhe ai islam të arrijë kulmin, duke parë pamjet e viktimave dhe plagosurve në Gaza.
Në nivelin e Ligës Arabe, takimi ministrave të Punëve të Jashtëm arab, nuk pati sukses të merrej vesh për mbajtjen  e një takimi të nivelit më të lartë kryetarëve dhe mbretërve të vendeve arabe. Në mungesë të konsensusit të vendeve arabe, këtë mision  e mori Turqia, si vend islamik, por që ka marrëdhënie të mira edhe me Izraelin. Megjithëse diplomacia  turke në deklaratat e saj nuk fshehu hidhërimin e saj edhe ndaj qeverisë izraelite, duke suspenduar shërbimet e saj në bisedimet indirekte në mes Izraelit dhe Sirisë, për shkak të agresionit Izraelit në Gaza.
Në mediat arabe po shihet një ndarje në mes vendeve arabe.  Në shënjestër të kritikave është vendi më i madh arab Egjipti, i cili, deri në marrëveshjen paqësore të Kemp Dejvidit  të vitit 1979, për kauzën palestineze kishte zhvilluar katër lufta me Izraelin, kurse tash luan rolin  e ndërmjetësuesit në mes palestinezëve dhe izraelitëve. Në radhë të dytë vjen Arabia Saudite. Akuzat ndaj Egjiptit nga ana  e Hamasit shkojnë aq larg sa që Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit, Ahmed Abul-Gajt akuzohet se ka fshehur qëllimin e sulmit Izraelit në Gaza, pas takimit të tij të fundit me ministren e Punëve të Jashtme të Izraelit Civi Livni, një ditë para sulmit Izraelit.
Nga debatet e shumta që zhvillohen në kanalet satelitore arab, në mesin  e të cilave është edhe “al-Xhazira” shihet qartë se sulmi izraelit ndaj Hamasit mund të jetë bërë edhe me miratimin e Mahmud Abasit, kryetarit palestinez, Egjiptit dhe Arabisë Saudite, pasi që Hamasi kishte shkuar aq larg në lidhjet dhe marrëdhëniet e tij me Iranin. Dy shtetet më të mëdha arabe e dhe më me ndikim, janë kundër shtimit të ndikimit të Iranit shiit në botën arabe, në veçanti në vendet e Gjirit arab dhe në Irak, pas rënies së regjimit të Sadam Husejnit. Për këtë shumica  e vendeve arabe, me përjashtim të Sirisë, janë kundër asaj që Irani të posedoj armatim bërthamor, të cilin  e konsiderojnë rrezik për tërë  rajonin, si dhe për përhapjen e ndikimit shiit . Andaj, sulmin e izraelit  në Rripin  e Gazës e shohin si mundësi për ta hekur qafe të Hamasin, në veçanti kur zgjedhjet e reja në territoret palestineze po afrohen.
Mu për këtë ndoshta edhe kryemistri turk, Tajib Rexhep Erdogani, ka marr rolin e ndërmjetësuesit, në mes fraksioneve palestineze Fatahut dhe Hamsit, vendeve arabe si dhe Izraelit, të cilin rol më parë e kishte Egjipti.
Andaj, beteja e tanishme që po zhvillohet në Gaza, tragjedinë ë së cilës po  e vuajnë civilët  e pafajshëm, në radhë të parë është luftë për ndikim politik dhe ideologjik, të palëve të konfrontuara në atë pjesë të botës arabe. Por, në vend se kjo luftë të bëhet me rrugë demokratike dhe në kutitë e zgjedhjeve ajo po bëhet me përdorimin e armëve më moderne, viktimë të cilave  janë popullata  pafajshme, fëmijët, gratë dhe pleqtë.

 

 

 

Shfaq më shumë në Shkrime

Shfleto

Argumentet për vlerën e natës së 15 të muajit shaban

Një ndër muajt e preferuar, të cilët i ka veçuar Allahu i Madhëruar dhe që i ka dhënë një …