Prishtinë, 29 mars 2017
Më 29 mars 2017 gratë përfaqësuese të bashkësive fetare të ndryshme fetare (Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse Serbe, Kishës Katolike dhe Kishës Protestante), zyrtare komunale dhe përfaqësuese të shoqërisë civile së bashku me nxënëset  e Medresesë Alauddin në Prizren vizituan Xhaminë Sinan Pasha, Kishën Ortodokse Serbe dhe Kishën Katolike të qytetit. Aktiviteti  është  organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në  Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë në bashkëpunim të ngushtë me Bashkësinë Islame, e cila mblodhi 33 pjesëmarrëse, të cilat patën mundësinë t’i drejtojnë pyetjet të përfaqësuesit fetare për: librat e shenjtë, ritualet fetare, dallimet mes feve, rolin e gruas në bashkësitë e tyre fetare  dhe aktivitetet e ndryshme të grave.

Për shumicën e tyre ishte hera e parë që  vizitojnë ndonjë xhami apo kishë, prandaj edhe njëzëri të gjitha sugjeruan që të   organizohen takimet e tilla të ngjashme në të  ardhmen, me qëllim që të hiqen keqkuptimet mes feve, dhe të mbizotëroj mirëkuptimi, toleranca dhe paqja.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…