Drejtoria për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në emer të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës i fton në takim-drekë, të gjithë imamët, kryetarët e xhamive apo ndonjë përfaqësues e aktivist të tyre që veprojnë në Diasporë.

Ftesë

I nderuari,

Es-Selam Alejkum!

Duke ju dëshiruar gjithë të mirat dhe duke ju falënderuar për bashkëpunimin të deritanishëm, kam nderin që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës t’iu ftoj në takim-drekë, juve dhe të gjithë imamët, kryetarët e xhamive apo ndonjë përfaqësues i juaji që veprojnë në Diasporë.

Dreka do të shtrohet në lokalet e Medresesë “Alaudin” në Prishtinë.

Koha: 27. 07.2017 (ditë e enjte) ora 17.00.

Ju lutemi që për çështje organizimi të na e konfirmoni para datës së shënuar më sipër, në tel. 00377 44 115 963, ose E-mail: [email protected], apo FB https://www.facebook.com/ekrem.simnica.

Me respekt Ekrem Simnica – drejtor për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…