Ballina Lajme Në gjithë Kosovën u kremtua festa e Kurban-Bajramit

Në gjithë Kosovën u kremtua festa e Kurban-Bajramit

Prishtinë, 26 tetor 2012

 


Sot, në të gjitha xhamitë e Kosovës, besimtarë mysliman solemnisht kremtuan festën e Kuban-Bajramit. Manifestimi qendror për Kosovë u mbajt në Xhaminë “Sulltan Mehmet-Fatih” (Xhamia e Madhe) të Prishtinës. Një numër i madh i besimtarëve në kryeqytet, ashtu si çdo vit, që në orët e para të mëngjesit ua kish mësyer xhamive, e më së shumti pati në Xhaminë e Madhe, ku edhe qenë të pranishëm prijësit më të lart të Bashkësisë Islame të Kosovës.

 

Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit te Zoti dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes.
Në Xhaminë e Madhe manifestimi filloj me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.
Për rëndësinë e Haxhit dhe të Kurbanit foli Ahemt ef. Sadriu, i cili në fillim të fjalës së tij tha:” Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe madhërimi për mbarë myslimanët, ditë në të cilën bashkohen zemrat dhe gjuhët e të gjithë myslimanëve kudo që janë  në madhërimin e Krijuesit, për të përjetuar me shpirt gëzimin e harenë dhe duke e falënderuar Atë (pra Krijuesin) për begatitë e dhuruara në këtë botë.
Këtë festë madhështore e karakterizojnë tekbiret e haxhinjëve të tubuar nga të gjitha anët e botës sot në Qabe, të cilët pas përgjigjes së thirrjes së Allahut për ta kryer Haxhin, duke u kthyer nga Arefati, Muzdelifja për në Mina, e madhërojnë Atë pa ndërprerë me tekbire.”
Më tutje, duke folur për festën Ahmet efendiu, tha: “Kurban Bajrami është prej shenjave të dukshme të Islamit, në të ka kuptime të larta, synime madhështore dhe urtësi të çuditshme. Kuptimi i parë i Kurban Bajramit është njësimi– të besuarit në Allahun Një, sepse Ai është i veçuar me adhurim në lutje, frikë, shpresë, kërkim ndihme, tevekul, zotim, therje si dhe shumë ibadete të tjera. Ky besim është rrënja e Fesë mbi të cilën ndërtohet çdo degë e sheriatit dhe ashtu realizohet kuptimi i shehadetit “LA ILAHE IL-LALLAH”.”
Faljes së namazit të Kurban-Bajramit i  priu kryeimami Sabri ef. Bajgora, ndërkaq hytben e mabjti Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava.
Ai ka thënë se këtë festë e karakterizon vendosmëria e besimtarëve për kryerjen e obligimeve të Haxhit, ku miliona besimtarë lartësojnë emrin e Allahut Fuqiplotë dhe luten për paqe.
“Festën e Kurban-Bajramit e karakterizojnë dy obligime themelore në Islam: Haxhi dhe prerja e Kurbanit, të cilat janë obligim për të gjithë ata që i Madhi Zot u ka dhënë mundësi.
Haxhi është ndër kushtet themelore në Islam, i cili kryhet me vizitën që i bëhet Qabes- Kibles së myslimanëve, në  kohë të caktuar, në vende të caktuara dhe me rregulla të caktuara.
Besimtarët nga e tërë bota gjatë kryerjes së Haxhit, luten që Allahu t’ua falë mëkatet, duke kërkuar mëshirën e Allahut për veten, familjen, të afërmit, besimtarët dhe njerëzimin mbarë” – tha Myftiu Tërnava.
Më tutje Myftiu ka folur edhe për rëndësinë që ka kurbani përse tha “Simbolika e dytë e kësaj feste manifestohet përmes prerjes së kurbanit, që është obligim-vaxhib për të gjithë ata që kan mundësi, në shenjë afrie dhe devotshmërie për Krijuesin, dhe për të rikujtuar Ibrahimin a.s i cili ishte në gjendje të sakrifikoi edhe birin, Ismailin, për hir të Zotit.
Prerja e kurbanit nuk është thjesht derdhja e gjakut, por mbi të gjitha është përkushtimi, bindja, sakrifica morali dhe devotshmëria e besimtarit.
Në fund të mesazhit të tij drejtuar besimtarëve uroj të gjithë duke thënë “Nga ky vend, në këtë ditë të madhe që simbolizon unitetin, barazinë, solidaritetin e sakrificën, e gjej me vend që  të gjithëve kudo që jeni brenda trojeve tona dhe mërgatës sonë, t’u uroj e përgëzoj në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saja  festen e Kurban – Bajramit.
Sot në këto momente festive më lejoni t’ua uroj edhe  100 vjetorin e pavarësisë dhe shtetësisë së Shqipërisë, duke e lutur Allahun që ta ruaj atdheun tonë, ta bashkoj kombin tonë, ta udhëzoj e ta edukoj rinin tonë. I bindur që e ardhmja do jetë më e mirë, më e begatshme e më ndritshme për ne.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Promovohet libri me poezi “Burrnia foli” e autorit Burhan Fili

Prishtinë, 20  shtator 2019 Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovë…