Prishtinë, 6 gusht 2013

Dita e parë e Fitër – Bajramit, të enjten më 8 gusht 2013
 
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e mërkurë më 7 gusht 2013.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të enjten, më 8 gusht 2013.
Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 5:00 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Ajni ef. Sinani.
 Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 6 : 12 minuta të cilit do t’i prij dr. Hajredin Hoxha . 
Hytben e Fitrër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 8 gusht 2013, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutje dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit!

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…