Ballina Shkrime Fethullah Gyleni ua ka kushtuar jetën përpjekjeve për tu dhënë përgjigje sëmundjeve të shoqërisë

Fethullah Gyleni ua ka kushtuar jetën përpjekjeve për tu dhënë përgjigje sëmundjeve të shoqërisë

(Fjala e Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava në Konferencën: “Këndvështrim i diversitetit  fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan nga perspektiva globable” (Përvoja e Fetullah Gylenit  si model dhe harmonia ndërfetare në Shqipëri)
Të flasësh për një njeri të madh, nuk nevojiten fjalë të mëdha. Edhe fjalët më të thjeshta do të arrijnë të shprehin madhështinë e tij. Sipas mendimit tim i tillë është zoteri Fethullah Gyleni, njeriu i cili, me karizmin e tij prej intelektuali, shkrimtari, misionari paqësor, përfitoi zemrat e miliona njerezve. Ai eshte një fenomen bashkëkohorë  i kalibrit me përmasa botërore. Është ai i cili  kthehet  për së gjalli, në një personalitet të shkallës së parë, në një mendimtar sa origjinal, aq edhe të guximshëm, në një dijetarë që bashkon shpirtin me shpresën, perspektiven globale në dobi te shoqërisë  njerëzore .

Duke respektuar  e besuar në harmonin ndër fetare  hapi horizonte të reja komunikimi , dhe ringjalli shpresën e një ardhmërie të përbashkët të tolerancës ndërfetare në raport me shoqëritë njerëzore. Andaj,  bazuar në ligjëratat e tij, librat, porosite,  mbetet model unikat që duhet ndjekur nga shoqëritë në tërë  globin.
Zoteri Gyleni e konsideron të domosdoshme dhe të vetmen alternative  vendosjen e dialogut  reciprok  me  qëllim  që  të rritet mirëkuptimi i ndërsjellë. Ai me shume të drejtë pohon se popujt,  pavarësisht nga dallimet kombëtare ose kufijtë politikë, kanë më shumë gjëra të përbashkëta  në krahasim me ç’pandehin se kanë të tilla që i ndajnë.
 Kështu ne pranojmë tërësinë dhe unitetin thelbësor të fesë që është një urdhër i mëshirës së Zotit dhe universalitetin  e besimit në Zot.  Prandaj, feja është një besim që ngërthen në vete bindjet, nëpërmjet të cilave njeriu arrin qëllimin final të ardhjes së tij në këtë botë, një rrugë që  sjell të gjithë  bashkërisht në vëllazëri.
Zilia, urrejtja, ekstremizmi, jotoleranca e të gjitha besimeve, në vazhdimësi e inkurajojnë të keqen dhe e kthejnë tokën në një vend ferri, nëse të tillë njerëz do të sundojnë boten. Prandaj,  dhurata më e madhe që gjeneratat e sotme mund t’ju dhurojnë fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tyre është  toleranca,  e cila do të shërojë shumë shoqëri anë e këndë botës, sepse ky është edhe virtyti më i lartë hyjnorë edhe i fesë islame.
Zotëri Fetullah Gyleni  beson, se shekulli 21 do të jetë shekulli i një dinamike të re moralo-shpirtërore, i cili do të ringjallë vlerat morale të natyrshme, e thellë të ngulitura në ndërgjegjen  e njeriut, e të harruara prej kohësh nga padrejtësi të shumta në raport me natyrshmërinë e krijimit  të njeriut nga i Madhi Zot. Shekulli në të cilin do të sundojnë toleranca, mirëkuptimi ndërnjerëzor, duke u mbështetur në dialogun ndërkulturorë dhe çasjen  vlerave të përbashkëta. Fetullah Gylen beson se rruga që duhet ndjekur dhe kontribuar është rruga e një arsimimi  dhe edukimi të përshtatshëm  dhe sipas kerkesave te kohes.
 Ndaj, Z. Fethullah Gyleni ua ka kushtuar jetën përpjekjeve për tu dhënë përgjigje sëmundjeve të shoqërisë dhe nevojave shpirtërore të saj, është bërë i njohur dhe i famshëm me përpjekjet për edukimin edhe të ndjenjave krahas mendjes, për ta   ringjallur dhe vënë në lëvizje tërë qenien, për ta bërë çdo njeri kompetent në fushën e vetë në mënyrë që me këto veti pozitive, të bëhet i dobishëm edhe për të tjerët.
Kam bindjen e thelle se Mësuesi ynë ka arritur këtë nivel, edhe nëpërmjet urtësisë e filozofisë së thirrjes së njerëzve që ti qasen këtij problemi madhor pa rezerva dhe me shpirt të pastër, gjithëherë bazuar teorinë e tij ne Kuranin Famë lartë ku Allahu xh. sh thotë: “..Punoni punë të mira …mos kërkoni të shkaktoni mizori ne tokë !Zoti nuk i do mizorët.”(Kuran 28-77)
Të nderuar  të pranishem!
Me këtë rast, deshiroj që në emër te Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës të falenderoj organizatorin dhe të gjith  ata që kontribuan për mbajtjen e kësaj konference duke ju  deshiruar sukses dhe duke e lutur Allahun e Gjithmëshirshëm që të tilla raste të kemi edhe me shpesh.
Konsideroj obligim tonin madhor  të punojmë të gjithë së bashku për një ardhmëri sa më të mirë për të gjithë pavarësisht vendit, gjuhes apo ngjyrës që kemi.
Ju faleminderit:
Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Ternava
                    Tiranë, më 25.03.2011

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Shkrime

Shfleto

Forma e namazit të Pejgamberit sipas Shkollës Hanefite

Mr. Ejup Haziri Hyrje Disa tema radhazi ia kemi kushtuar Ebu Hanifes dhe shkollës juridike…