Ballina Njoftime NJOFTIM PËR OPINION

NJOFTIM PËR OPINION

Prishtinë, 3 korrik 2016
DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT, TË MARTËN MË 5 KORRIK 2016
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e  hënë, më 4 korrik 2016.
Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të martën, më 5 korrik 2016.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 04 :15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Sulejman ef. Fejzullahi.
 Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:40 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK-ut.
Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
 
MYFTIU TËRNAVA ORGANIZON PRITJE PËRURIMI PËR FITËR- BAJRAM
Me rastin e  Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 05 korrik 2016, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit!

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

KUR “EXPRESS”-I, NË VEND TË INFORMIMIT, QËLLIMISHT DEZINFORMON OPINIONIN!!!

(Reagim ndaj shkrimit “Skandali i “BIK”-ut me kurbanë – deklaron se pagoi 17 e…