Ballina Intervista Ekskluzive: Intervistë me myftiun e Kosovës Mr. Naim Tërnava

Ekskluzive: Intervistë me myftiun e Kosovës Mr. Naim Tërnava

D.I.: Po çfarë është bashkëpunimi i BI-së  me Ipeshkvinë e Kosovës?

 

 

 

Myftiu Naim Tërnava: Bashkëpunimi me Ipeshkvinë e Kosovës është i mirë. Nuk kemi asnjë problem dhe shkojmë në vizita të ndërsjella, në takime të shpeshta jemi bashkë, mundohemi të respektojmë njëri-tjetrin, sigurisht duke mos prekur në specifikat që i përkasin besimit islam apo atij katolik. Ne historikisht nuk kemi pasur asnjë problem me Kishën Katolike, gjë që  më gëzon mua dhe gëzon popullin tonë, ngase ky është një model i mirë për të tjerët se si mund të bashkëjetojë një popull me dy apo tri fe, siç është rasti i popullit tonë në Shqipëri, ngase ne nuk i takojmë vetëm besimit islam por edhe atij ortodoks dhe atij katolik. Prandaj, nisur nga ky parim, ne jemi një shembull i mirë për botën se si duhen respektuar vlerat e njëri-tjetrit dhe si duhet kultivuar toleranca ndërfetare.

 

 

 

 

 

D.I.: Po cili është bashkëpunimi me bashkësitë islame në rajon, e posaçërisht me bashkësitë islame të Shqipërisë e Maqedonisë?

 

 

 

Myftiu Naim Tërnava: Lidhur me këtë pyetje dua të jem shumë real. Bashkësive islame në rajon u mungon një strategji e përbashkët, u mungon një koordinim i punëve, u mungon një skenar mbi ardhmërinë islame në këto troje. Për mua, shumë lehtë është t’ju them se kemi një bashkëpunim të mirë dhe ja, u krye, mirëpo ne kemi bashkëpunim të mirë, po kjo nuk mjafton, nëse ne takohemi në takime rasti e në ndonjë takim shumë “zyrtar” dhe aty  shihemi e i bëjmë qejfin njëri – tjetrit e të themi ja ky është bashkëpunim.

 

Ne si bashkësi nuk kemi bashkëpunim të mirëfilltë të aktiviteteve të barrës që na takon në raport me besimtarët që drejtojmë, andaj Unioni Islam që është themelua vite më parë, para luftës së 1999-ës, tani është inekzistent, tani ka mbetur vetëm në letër. Në këtë drejtim nuk është vepruar, edhe pse është nënshkruar atëherë kjo marrëveshje.

 

 

 

 

 

D.I.: A do të riaktivizohet Unioni Islam për trojet shqiptare?

 

 

 

Myftiu Naim Tërnava: Nuk varet vetëm prej nesh. Ne kemi qenë disa herë – Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë kemi qenë në Tiranë dhe kemi kërkuar aktivizimin e Unionit. Sa kam kuptuar unë, fajtore ka qenë politika e asaj kohe dhe ngjarjet politike që u zhvilluan në Shqipëri e kanë stopuar Unionin; të mos keqkuptohemi jo me urdhër të prerë, por me një angazhim jo të bollshëm e neglizhent, Unioni ka mbetur vetëm në letër. Ky për ne është një lëshim jashtëzakonisht i madh. Unë edhe përmes kësaj interviste bëj thirrje për një bashkëpunim të mirëfilltë të të gjithëve.

 

 

 

 

Islami nuk është fe e individit, nuk është fe e një kombi apo e një pozite gjeografike të një vendi, është fe e universit, është fe e të gjithëve pa dallim

 

 

 

 

D.I.: Z. Myfti, në opinion qe shkaktuar një huti me rastin e festës së Kurban -Bajramit për shkak të mosbashkimit me Tiranën e Shkupin. A mund të presim që në të ardhmen, bile qendrat shqiptare, të kenë një datë të përbashkët, si për fillimin e Ramazanit ashtu edhe për festat e tjera islame?

 

 

 

Myftiu Naim Tërnava: Së pari, populli shqiptar jo vetëm në Kosovë po në rajon, duhet ta kuptojnë se Kosova është një fuqi e madhe, ka një përgjegjësi të madhe islame dhe, nisur nga ky parim dhe pa dashur që të marr hisen që u takon bashkësive islame të tjera, jo vetëm shqiptarët, por të gjitha bashkësitë islame duhet t’i drejtojnë sytë nga Bashkësia Islame e Kosovës, edhe Ballkani e edhe Evropa, ngase këtu është numri më i madh i besimtarëve islamë.

 

Duhet të respektohet Bashkësia Islame e Kosovës nga të gjitha bashkësitë islame në rajon, ngase këtu është numri më i madh i myslimanëve.

 

Islami nuk është fe e individit, nuk është fe e një kombi apo e një pozite gjeografike të një vendi, është fe e universit, është fe e të gjithëve pa dallim. Andaj mysliman janë edhe shqiptari edhe boshnjaku edhe anglezi edhe arabi edhe i ziu e edhe i bardhi, elhamdulilal prej Zotit, afër 2 miliardë ka arritur numri i myslimanëve në gjithë botën.

 

Mua më vjen keq që ka ndodhur kjo, por më vjen edhe më keq kur disa pseudointelektualë filluan  të merreshin me çështje fetare nëpër gazetat tona, sa kohë që as Shehadetin nuk e dinë dhe nuk dinë se ç’është feja dhe ende vazhdojnë të jenë komunistë. Megjithatë, ata kanë menduar që Bashkësia Islame është një komunitet, për të cilin ata mund të shkruajnë dhe të bëjnë gjithë ç’ të duan. Unë ju them edhe një herë se koha e tyre ka kaluar dhe të mos tentohet me asgjë të njolloset Bashkësia Islame. Ata duhet ta kuptojnë, edhe populli i Kosovës, që Bashkësia Islame e Kosovës është bashkësi e të gjithë myslimanëve të Kosovës. Ndaj, nisur nga ky parim, unë kam kërkuar edhe nga bashkësitë e tjera fetare këtu në rajon, që të ulemi, të shohim e të koordinojmë çështjen e festës së Kurban-Bajramit. Shikoni, unë nuk bëj asgjë për hatër të dikujt në raport me fenë, feja është mbi të gjitha. Asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që Arafati të jetë sot e nesër të mos jetë Bajram; kurrë nuk ka ndodhur, asnjë një njeri nuk e mban në mend, për Bajramin e Ramazanit po ama për këtë ditë kurrë, ngase dalja dhe prania e haxhinjve në Arafat, ajo vetvetiu flet që të nesërmen është Bajram.

 

Kështu ka vepruar Resulullahu, dhe kështu veprohet. Derisa disa matrapazë mundohen ta shohin këtë si një përzierje politike, unë them me plot përgjegjësi që më takon se absolutisht nuk ka pasur, s’ka dhe s’mund të ketë dhe askush nuk mund të përzihet në Bashkësinë Islame të Kosovës, as nga politikanë e as nga qarqe të tjera, sepse ne dimë të organizohemi mirë. Megjithatë, po them, për hatër të askujt nuk punohet kur është fjala për fenë, sepse nuk është urdhër i individit, po është urdhër i Zotit, derisa edhe fetfaja e Universitetit të Al – Az’harit del se Kurban – Bajrami nuk mund të ndryshojë nga dita që përcakton prania e haxhinjve në Arafat dhe nesër është dita e Bajramit. Dhe nisur nga parimet e thella islame dhe fondamentet islame, dhe duke e parë se 5 milionë haxhinj  kanë dalënë Arafat, duke e parë se mbarë bota feston të nesërmen Kurban – Bajramin me përjashtime shumë të vogla, unë bashkë me kolegët e mi këtu në Kryesinë e BI-së, kemi vendosur që ta përkrahim atë që është përkrahur për shekuj me radhë. E në gazeta kjo u cilësua si çështje e sferës arabe, po kjo nuk ka kurrfarë ndikimi, feja islame nuk është veç e Kosovës, apo veç e Turqisë a veç e Arabisë, po është e të gjithëve. Ne vendet e shenjta, Mekën e Medinën, nuk mund t’i sjellim në Kosovë, se Allahu i ka zgjedhur atje dhe janë disa gjëra që janë të lidhura me vendet e shenjta, në këtë rast Arafati është në rrafshnaltën e Mekës dhe nuk është në Kosovë, prandaj jam shumë i bindur që ne kemi pasur të drejtë.

 

 

 

 

 

D.I.: Myfti, ditë më parë në shtypin e përditshëm ka pasur një fushatë kundër BI-së, se gjoja BI nuk është transparente dhe nuk jep të dhëna për mënyrën e financimit, si dhe i bishtnon pagesës së tatimeve. Si e shihni këtë fushatë?

 

 

 

Myftiu Naim Tërnava: Unë nuk kisha thënë që ka fushatë kundër Bashkësisë Islame, por ka tentim të përzierjes në punët e Bashkësisë Islame edhe nga njerëz që nuk janë kompetentë për atë punë. Bashkësia Islame e Kosovës besojëqë ka dhënë një kontribut, sidomos tash e 17-18 vjet, sa nuk ka dhënë asnjë institucion i Kosovës. Këtë e kam thënë disa herë dhe po e përsëris. Së pari, duhet ditur të gjithë që Bashkësia Islame e Kosovës financohet vetë nga myslimanët e Kosovës, nga besimtarët e Kosovës dhe nga ndihmat që na vijnë nganjëherë nga Diaspora shqiptare.

 

Unë në vazhdimësi kam kërkuar financim të bashkësive fetare nga ana e Buxhetit të Kosovës, mirëpo kjo deri më tash nuk është bërë. Në atë moment që Qeveria e Kosovës do të na japë dy centë, ne për ata dy centë do t’i përgjigjemi se ku i kemi shpenzua, ç’kemi bërë me to. Mirëpo, derisa ata nuk na japin asgjë dhe nuk interesohen fare për Bashkësinë Islame e as për bashkësitë e tjera fetare, ne nuk jemi të detyruar tu japim raport se çka bëjmë gazetarëve. Ndërsa, për sa i përket pagesës së tatimeve, ne i paguajmë të gjitha sa na përkasin; ne i kemi pagur jemi  të rregullt e do t’i paguajmë edhe në të ardhmen. Do t’i bëja thirrje shtypit që të zgjedhin pak metodën e bashkëpunimit me Bashkësinë Islame dhe të mbajnë qëndrim parimor karshi Bashkësisë Islame.

faqet 1 2 3 4 5
Shfaq më shumë në Intervista

Shfleto

Tërnava: Nuk kemi gjak të njomë për të ujitur shkretëtirat e arabëve

Arton Konushevci10.03.2015 “Nuk besoj që shkaqet ekonomike kanë ndikuar qoftë edhe t…