Ballina Intervista Ekskluzive: Intervistë me myftiun e Kosovës Mr. Naim Tërnava

Ekskluzive: Intervistë me myftiun e Kosovës Mr. Naim Tërnava

 

 

 

 

Bashkësia Islame e Kosovës është munduar të krijojë një klimë të mirë për një jetë të përbashkët të të gjitha feve në Kosovë
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. Kuran 49:13

 

 

Paketa e Ahtisarit kam bindjen që hap derën e pavarësisë së vendit, edhe pse mbetet që në të ardhmen të punojmë shumë

 

 

D.I.: Zotëri Myfti,  Kosova gjendet para një çasti vendimtar – zgjidhjes së statusit përfundimtar të saj, a mund të na thoni si e shihni propozimin e Ahtisarit?

 

 

 

Myftiu Naim Tërnava: Duke pasur parasysh të kaluarën e popullit të Kosovës, vuajtjet shekullore, mendoj që ky është rasti më i mirë që Kosova të zgjidhë problemin e vet karshi ardhmërisë së saj si shtet sovran dhe i pavarur, pavarësisht nga mospajtimet e kundërshtimet që kanë shfaqur individë  dhe disa nga institucionet e Kosovës, po edhe Bashkësia Islame e Kosovës, lidhur me paketën e Marti Ahtisarit. Megjithatë, propozimi përbën një substancë të bollshme karshi ardhmërisë së vendit dhe pavarësisë së Kosovës.

 

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë vërejtjet e saj, të cilat i ka dërguar nëpër të gjitha qendrat e vendosjes, për mospajtimet që kemi parë dhe kemi analizuar në propozimin e Marti Ahtisarit. Edhe unë kam bindjen që kjo paketë hap derën e pavarësisë së vendit, edhe pse mbetet që në të ardhmen të punojmë shumë në këtë drejtim dhe të koordinohen punët nga faktori politik dhe faktorë të tjerë. 

 

D.I.: Në paketën e Ahtisarit Kosova është trajtuar si shtet pa fe dhe për këtë keni shprehur mospajtimin tuaj. A keni biseduar edhe me përfaqësuesit e bashkësive të tjera dhe me udhëheqësit e Grupit të unitetit?

 

 

 

Myftiu Naim Tërnava: Në paketën e Ahtisarit duhet thënë se është trajtuar vetëm feja ortodokse e jo edhe fetë e tjera shumëshekullore në Kosovë, siç janë feja katolike dhe feja islame. Mendoj që Ahtisari synon t’i përmbushë të gjitha kërkesat e palës serbe. Ai nuk ka analizuar bollshëm se është duke i anashkaluar edhe kërkesat e palëve të tjera (fetare) karshi Kishës serbe, ngase atyre u është ofruar më tepër sesa kanë pritur. Ndaj, nisur nga ky parim, ne si Bashkësi Islame e Kosovës po edhe Bashkësia Katolike, jemi anashkaluar nga trajtimi mbi fenë apo për fenë me ato çfarë ka propozuar Marti Ahtisari. Në pako është propozuar që Kosova të jetë shtet laik dhe mu këtu është bërë një lëshim i madh nga Marti Ahtisari, i cili vetë vjen nga një shtet ku respektohen vlerat fetare, ku respektohet dinjiteti fetar i çfarëdo besimi, një herësh ai ka qenë edhe kryetar, andaj nisur edhe nga ky parim, Marti Ahtisari është dashur të marrë model nga Evropa dhe në projektpropozim ta përshtaste me ato modele të shteteve evropiane, siç janë Austria, Belgjika e shtete të tjera të Evropës. Besoj që edhe këtu është bërë një e padrejtë karshi fesë, ngase dihet mirëfilli që në Kosovë janë tri besimet tradicionale dhe unë mendoj që feja duhet të trajtohet ashtu si edhe nëpër shtete të tjera evropiane.

Pages 1 2 3 4 5
Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Intervista

Shfleto

Tërnava: Nuk kemi gjak të njomë për të ujitur shkretëtirat e arabëve

Arton Konushevci10.03.2015 “Nuk besoj që shkaqet ekonomike kanë ndikuar qoftë edhe t…