Prishtinë, 1 nëntor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në një  takim studiuesin e njohur  të Botën Islame, dr. Selman El Aude dhe profesorin e hadithit dr. Abdulvehab Turejri nga Arabia Saudite.

Myftiu Tërnava pasi u uroi mirëseardhjen, i njohu mysafirët me strukturën dhe funksionimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Myftiu Tërnava nga ana e tij vlerësoi se populli i Kosovës  vazhdimisht ka shprehur  mirënjohjen  për angazhimin dhe kontributin e Arabisë Saudite  si qeveri dhe popull që i ka dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës e veçanërisht në fazën emergjente si dhe kontributin e pakursyer në lobimin për njohjen dhe integrimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Dijetari Selman el Avde falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë e Islame të Kosovës për pritjen  dhe çmoi kontributin e dhënë për organizimin dhe drejtimin e jetës fetare në Kosovë dhe në rolin që luan Bashkësia Islame në kultivimin paqes, tolerancës e bashkëjetesës  mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Më pas dijetari Al Avde  vizitoi dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame dr. Fahrush Rexhepi kurse para studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë mbajti një ligjëratë  përmbajtjesore.

Në agjendë e radhës ishte vizita në Medresenë Alauddin ku u pritën nga drejtori Jakup ef.Çunaku. {gallery}selaude{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…