Në ambientet e Institutit të hifzit “Medreseja e Madhe” në Gjakovë, më 26 shtator, u bë nderimi i 8 hafëzëve të Kuranit, të cilët përfunduan memorizimin e tërë Kuranit. Në këtë eveniment fetar mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, hoxha i nderuar nga Turqia Osman Nuri Topbashi, kryetari i KBI-së së Gjakovës, Ahmet ef. Hoxha, mushaviri Nevzat Sabri Akini, Kfori turk, familjarë e mysafirë të tjerë. Në fjalën e tij, Myftiu Tërnava duke i uruar hafëzët e rinj tha:

“… Ju ka nderuar Zoti me memorizimin e Kuranit dhe kjo është një arritje për ju dhe për ne. Ky numër i madh i hafëzëve ka domethënie të madhe, ju jeni një kapital dhe vlerë shumë të çmuar në shoqërinë tonë.
Andaj në emër të familjarëve, hafëzëve dhe BIRK- ut, ju falenderoj ju, hoxha i nderuar nga Turqia Osman Nuri Topbash, për kontributin tuaj në Kosovë para dhe pas luftës, që po e ndihmoni popullin dhe arsimin e Kosovës si dhe tërë popullin,  falënderoj dhe qeverinë,  Dijanetin dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar. Ka një koordinim shumë të mirë mes KBI-së së Gjakovës me ju në të mirë të studentëve”, – tha Myftiu Tërnava. Më pas, një fjalë rasti mbajti edhe Hoxha Osman Nuri Topbashi, i cili u dëshiroi shëndet dhe sukses hafëzëve në këtë rrugë duke u thënë se janë bereqet për këtë vend dhe se ata po mundohen ta ndihmojnë Kosovën dhe që kanë një bashkëpunim shumë të mirë me Myftiun Tërnava. Ai ka premtuar se do të vazhdojmë me misionin për mësimin dhe nxënies së Kuranit. Institucion i Hifzit në Gjakovë vazhdon punën e tij tash e 14 vjet pandërprerë, përkrahur nga shoqata “Aziz Mahmud Hudayi Vakfi” në krye me hoxhë Osman Nuri Topbashin.Nga ky Institut deri më tani kanë dalë 4 gjenerata me gjithsej 46 hafëzë. Duanë e hifzit e bëri Myftiu Tërnava.

[srizonfbalbum id=30]
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…