Prishtinë 1 prill 2015
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e EBA, Abu-Dhabi, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë vizitoi xhaminë “Sheikh Zaid”, që është njëra ndër tri xhamitë më të mëdha në botë, e që për të kryer ritet fetare ka një kapacitet prej 55.000 besimtarësh.
Kjo xhami, në pamjen e saj të bukur, është një ekspoze e të gjitha epokave të arkitekturës islame, duke filluar nga ajo omejade e deri tek modernja.
Myftiu, gjatë vizitës në këtë xhami, shënoi në librin e vizitorëve të xhamisë, mundësi kjo që u jepet vetëm personaliteteve në nivel botëror. Kjo xhami çdo ditë vizitohet nga 6000 deri 10000 vizitorë, të cilët vijnë nga e mbarë bota.

Vizitë në Fondacionin “Khalifa bin Zayed”
Gjatë qëndrimit në Abu-Dhabi, Myftiu gjithashtu vizitoi edhe Fondacionin “Khalifa bin Zayed”, ku u prit nga drejtori gjeneral, Muhamed Al-Khuri. Gjatë takimit të dy palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit, veçmas në realizimin e projekteve vakëfore për nevoja të BIK-ut.
Myftiu falënderoi nikoqirin për donacionin e ofruar për ndërtimin e spitalit të Vushtrrisë, si dhe realizmin e projekte të tjera në fusha të ndryshme.

Vizitë në “Shtëpinë Zayed”
Myftiu i Republikës së Kosovës gjithashtu ka vizituar edhe “Shtëpinë Zayed”, që njihet për kulturë dhe është institucion i cili përkujdeset për ata që përqafojnë Islamin vullnetarisht, e nga të cilët një numër i konsiderueshëm janë  nga të huajt, pra nga gjithë nacionalitetet që jetojnë e punojnë në EBA.
Këtu Myftiu u informua me veprimtarinë, metodat e këtij institucioni që ofron përkrahjen kulturore, arsimore, hulumtuese, shoqërore dhe, në rast nevoje, edhe përkujdesje sociale për myslimanët e rinj.
Vizitë Fondacionit “Zayed al Nahjan”
Delegacioni i BIK-ut të Kosovës vizitoi edhe Fondacionin “Zayed al Nahjan”, i njohur për bamirësi. Ky është një institucion që ka ofruar ndihma të shumta e në sfera të ndryshme në Kosovë. Vlen të theksohet se ky Fondacion ka financuar edhe ndërtimin e godinës së re të FSI-së në Prishtinë.{gallery}eba2prill15{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…