Prishtinë, 30 mars 2015
Me ftesë të kryetarit të autoritetit federal për Vakëfe dhe Çështje Fetare të Emirateve të  Bashkuara Arabe, Dr. Muhamed Matar Al-Kaabi,  Myftiu i Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava po qëndron për  vizitë  treditore në Abu Dhabi.
Në aeroportin ndërkombëtar të Abu Dhabit Myftiu Tërnava me bashkëpunëtorët e tij u prit me pritje protokollare nga kryetari Dr. Al-Kaabi.

Sot, Myftiu Tërnava zhvilloi takim me Dr. Al-Kaabin, i cili Myftiun e falënderoi për vizitën e tij, si dhe e informoi me aktivitetet e institucionit më të lartë shtetëror për Vakëfe dhe Çështje Fetare në EBA. Myftiun Tërnava, gjithashtu, e informoi edhe me organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni, që kujdeset për xhamitë, imamët, vakëfet dhe organizimin e jetës fetare.  Dr. Al-Kaabi foli edhe për përvojën dhe eksperiencën e tij dhe institucionit që ai udhëheq në organizimin dhe përdorimin e avancuar të teknologjisë.
Myftiu Tërnava e falënderoi nikoqirin për ftesën, duke i shprehur konsideratat më të larta të popullit të Kosovës, dhe duke falënderuar EBA-në për gjithë kontributin e dhënë për Kosovën, gjatë periudhave të ndryshme.
Myftiu e informoi nikoqirin edhe me organizimin e jetës fetare në Kosovë, me punën dhe veprimtarinë e BIK-ut, duke u ndalur veçanërisht në vlerat e larta të kultivimit të tolerancës dhe mirëkuptimin ndërfetar, si vlerë e artë e popullit të Kosovës.
Gjatë takimit të dy palët u dakorduan për përgatitjen e një protokolli të bashkëpunimit mes BIK-ut dhe autoritetit federal për Vakëfe dhe Çështje Fetare të EBA-së.
Myftiu Tërnava në EBA shoqërohet nga Ilmi ef. Krasniqi- anëtar i Kryesisë së BIK-ut, Kasim Gërguri- drejtor për financa në Kryesinë e BIK-ut, si dhe Besim Mehmeti, asistent në kabinetin e Myftiut Tërnava.{gallery}eba315{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…