Ballina Lajme Myftiu i Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Abu Dhabi

Myftiu i Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Abu Dhabi

Prishtinë, 9 mars 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga Mr. Besim Mehmeti -asistent në kabinet, me ftesë të Ministrit të punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), sheik Abdullah bin Zajed Al Nahjan, po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar me titullin ” Promovimi i Paqes në Shoqëritë Islame”  që po mbahet në kryeqytetin e Emirateve Abu Dhabi.
Ky forum organizohet nën patronatin e ministrit të punëve të jashtme të Emirateve dhe zgjat 3 ditë.

Gjatë këtyre ditëve forumi do të diskutoi rreth temave të shumta të cilat kanë për qëllim përforcimin e paqes në shoqëritë Islame dhe analizën e faktorëve që kërcënojnë paqen.
Në ketë forum  po marrin pjesë përfaqësues të shumë  shteteve nga e mbarë bota, duke përfshirë Ministra, Myftinj, Udhëheqës të bashkësive islame dhe shumë ulema e personalitete fetare nga Bota Islame.

{gallery}eba14{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Task-Forcës kundër përdorimit të narkotikëve dhe për sigurinë në shkolla, z. Avdullah Hasanin

Sot, ditë e enjte, më 18.07.2019, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tër…