Ballina Lajme U promovua filmi edukativ

U promovua filmi edukativ

“Një ditë në jetën e një fëmije musliman”

Kështu u titullua filmi didaktik i cili u promovua me 18.07.2012 në amfiteatrin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë. Në promovimin e këtij filmi mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava i cili përshëndeti të pranishmit dhe njëkohësisht falenderoi e përgëzoi të gjithë ata që punuan në realizimin e këtij projekti.

{jathumbnail}Ndër të tjera ai tregoi edhe vlerën dhe rëndësin që kanë fëmijët në formimin e një shoqërie të shëndoshë me ideale të larta morale, të rritur në frymën islame. Pastaj fjalën mori edhe Drejtori për media z. Ahmet Sadriu i cili poashtu përshëndeti mysafirët e pranishëm dhe falenderoi grupin punues. Më pas u shikua filmi didaktik “Një ditë në jetën e një fëmije musliman”.

Film ky i cili në vete ngërthen etikën islame, rregullat dhe normat që duhen përmbajtur nga çdo musliman. Në të paraqitet një ditë por që tregon pothuajse tërë jetën me veprimtarit e llojllojshme që zhvillohen në të.
Islami është aq i bukur saqë zbukuron dhe jetëson çdo minut dhe ditë në të cilën frymojmë, me moralet dhe mësimet që na i jep me anë të ligjit që mbizotëron nga Mbizotëruesi i çdo gjëje. Ditët që fillojnë me emrin e Atij që të fali jetën, janë fillimet më të lumtura që mund ti këtë ndokush dhe mbrëmjet që errësohen me emrin e Tij, janë çastet më paqedhënëse dhe më frymëzuese.
Fëmijët janë drita e syve të çdo prindi, ata janë e ardhmja e çdo shoqërie, janë vitet më të gëzuara dhe më përkushtuese për edukim dhe shkollim, andaj duhet të kemi kujdes përgjat rritjes dhe edukimit të tyre. 
Me të vërtetë ky film do të jetë i dobishëm për të gjithë ata prindër që duan një fëmijë të edukuar dhe të lidhur për Krijuesin e Gjithësisë, Allahun fuqiplotë.
Në fund u falenderuan të gjithë ata që dhanë kontribut në realizimin e këtij projekti të qëlluar, si: Bashkësia Islame e Kosovës në krye më Myftiun Naim Ternava për mbështetjen e pamasë që ka treguar, pastaj Departamenti i Gruas, Olive Entertainment, Drejtori i prodhimit: Ahmet Sadriu, përgjegjësit fetar: Sabri Bajgorën, Vaxhide Podvorica dhe Florentina  Tërmkolli, lexuesi i tekstit arabisht: Bahri Simnica, Drejtoresha e organizimit: Entela Shehu  dhe Hanife Kastrati, pastaj drejtori artistik dhe regjisori: Xhevat G. Tahiri dhe protagonistja jonë Rejanë Kastrati që me bukurin e vete fëmijërore e bërë shumë të afërt personazhin me publikun. Në fund u shtrua edhe një koktel rasti për të gjithë të ftuarit.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se, në aksionin e ndërmar…