Prishtinë, 3 prill 2018
Ekrem Simnica, drejtor për Diasporë në Bashkësisë Islame të Kosovës, i shoqëruar nga anëtari i xhamisë”Ikra” në Cyrih, z.Labinot Ibrahimi, vizituan Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës. Ata u pritën nga z. Islam Spahiu, ministër këshilltar/udhëheqës i Konsullatës, i cili, pas shprehjes së mirëseardhjes, bisedën e shtroi rreth koordinimit mes qendrave shqiptare me Konsullatën, si dhe rreth koordinimit të punëve me qendrat shqiptare dhe kontrollimin e mbarëvajtjes së tyre.
Nga ana e tij, drejtori Simnica uroi z. Spahiun për punën që bën në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar shëndet, suksese e mbarësi në krye të Konsullatës dhe shprehu gatishmërinë e tij që edhe në të ardhmen të koordinohen aktivitetet e diasporës.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…