Prishtinë, 25 prill 2013

Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava vizitoi Unionin Ndërkombëtar të Dijetarëve Islam në Doha të Katarit ku u prit nga Sekretari i përgjithshëm i unionit, dr. Ali Al Karah Dagi. Në fillim të takimit nikoqiri i dëshiroi mirëseardhje Myftiut dhe e njohu me historikun, objektivat dhe qëllimet e institucionin që ai udhëheq.

“Unioni ka përcjell me vëmendje zhvillimet në Kosove si dhe ka kërkuar nga te gjitha vendet Islamike njohjen dhe ndihmën e  Kosovës në organizmat ndërkombëtar” tha ndër të tjerat dr. Ali Al Karah Dagi. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy institucioneve si dhe shprehu admirimin e tij për rolin e BIK- ut në shtetndërtimin e Kosovës e sidomos në kontributin e saj për bashkëjetesën fetare në Kosovë.
dr. Ali Al Karah Dagi, gjithashtu shprehu gatishmërinë e këtij institucioni ndërkombëtar për thellimin e bashkëpunimit mes te dy institucioneve.
Nga ana tij Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për mikpritje të ngrohtë dhe njohu  atë  me zhvillimet në Kosove duke theksuar në veçanti nevojën për ndikim e lobim te shtetet Islame qe ende se kanë njohur Kosovën për njohur sa më parë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…