Prishtinë, 13 nëntor 2013

Kryesia e BI të Kosovës, ndonëse edhe më herët është deklaruar rreth shkuarjes së  disa të rinjve tanë në Siri, megjithatë për hir të sqarimit dhe informimit të drejtë të opinionit dhe besimtarëve tanë, pas zhvillimeve të ditëve të fundit, dalim me,

DEKLARATË PËR OPINION

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës fton të rinjtë kosovar që në çfarëdo mënyre janë impenjuar me luftën në Siri që sa më parë të kthehen në vend pran familjeve të tyre, ndërsa i porosisim dhe u bëjmë me dije të gjithë atyre që kanë marrë një rrugë të tillë, mos të bien pre e grupeve dhe individëve që dëshirojnë të bëjnë “Xhihad” me tragjedinë e popullit sirian.
 
Kryesia e BIK, si dhe populli i Kosovës përkrah luftën e drejt të popullit sirian. Mirëpo, shkuarja në Siri për të luftuar  gjoja për kauzën islame, jo që nuk ka të bëjë asgjë me parimet fetare, në të cilat thirren organizatat e panjohura për ne dhe popullin tonë, por për me keq i zgjat jetën regjimit të Bashar al-Asadit dhe vuajtjet të popullit sirian.

 Nuk kemi të rinj për të rekrutuar njerëz të panjohur në emrin e fesë islame. Në Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës është institucioni i vetëm që jep fetva dhe udhëzime për besimtarët tanë dhe interpreton e sqaron parimet dhe mësimet fetare.

 Duke u nisur nga kjo, edhe njëherë ftojmë besimtarët tanë, ftojmë prindërit tanë, ftojmë të rinjtë tanë dhe sqarojmë opinionin e gjerë, që mos të bien pre e organizimeve të dyshimta, e njerëzve pa adresë, dhe mos tu bashkohen kauzave që nuk dihet për çka angazhohen.

 Shkuarja në Siri apo kudo qoftë pa lejen e prindit e familjes dhe në rrugë ilegale e klandestine është e ndaluar me fe.

 Kryesia e BIK dënon edhe kërcënimin e një gjoja ushtrie në adresë të Policisë së Kosovës, të cilin e konsiderojmë sulm ndaj rendit kushtetues të vendit.

 Kryesia e BIK përkrah fuqishëm punën e institucioneve kushtetuese të sigurisë së vendit, dhe në të njëjtën kohë kërkojmë nga opinioni që mos të paragjykojnë askënd derisa  organet e drejtësisë nuk e japin fjalën e tyre.

Kryesia e BI të Kosovës

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…