Prishtinë, 9 shtator 2014
Akti i djeshëm i djegies së “flamurit” nga një grup i të rinjve, në të cilin është edhe dëshmia islame – shehadeti, është veprim i papranuar dhe në kundërshtim me traditën tonë të tolerancës e mirëkuptimit. Është e vërtetë që ky flamur padrejtësisht po keqpërdorët nga ISIS, organizatë terroriste e cila vepron gjoja në emër të myslimanëve. Mirëpo, kjo assesi askujt nuk i jep të drejtë që të përdhosë simbolet islame apo të çfarëdo feje tjetër.
Me kohë e kemi thënë dhe e kemi sqaruar se ISIS, nuk vepron sipas mësimeve islame dhe as që është zgjedhur e mandatuar nga myslimanët për përfaqësim. Jemi të bindur se veprimet e tyre shpejt do të marrin përgjigjen adekuate nga populli i Irakut dhe i Sirisë në bashkëpunim me botën demokratike.
 
Ftojmë të rinjtë tanë që të jenë të kujdesshëm e të matur në veprimet e tyre dhe mos të bien pre e fushatave që më shumë mund të sjellin debate, konfuzion e paqartësi sesa qëllimi i tyre për distancim nga veprimet e ISIS. Rikujtojmë se në emër të distanicimit nga ISIS, është e papranueshme nëpërkëmbja dhe përdhosja e simboleve islame.
 
 Po ashtu, ftojmë edhe besimtarët tanë që të mos bien pre e veprimeve të pamatura të disa të rinjve tanë, ku kemi bindjen se këta të rinj nuk kanë dashur që të djegin dëshminë “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s. është i dërguar i Tij”, por kanë dashur të djegin fotografinë e kriminelit Bagdatit dhe krimet e tij mbi popullatën e pafajshme. Ne si popull solidarizohemi me vuajtjet e popullatës civile në Irak e Siri, dhe në të njëjtën kohë dënojmë veprimet kriminale të asaj që quhet ISIS.
Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Themelimi i Ushtrisë forcon identitetin tonë shtetëror

Miratimi i ligjeve për FSK-në që e shndërroi atë edhe praktikisht në ushtri, për Kosovën e…