Prishtinë, 20 dhjetor  2010

bislame.netKryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me vëmendje ka  shqyrtuar Projekt-Rezolutën  e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të përgatitur nga raportuesi, Dik Marti. Pas shqyrtimit të gjithanshëm, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës del me këtë:

DEKLARATË

Raportin e përgatitur nga raportuesi Dik Marti, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e konsideron pamflet të konstruktuar dhe tendencionoz me qëllime të qarta anti-shqiptare ku në fokus është  përbaltja, degradimi e kriminalizimi i luftës  çlirimtare të popullit shqiptar për liri e pavarësi.
Dik Marti që prej kohësh njihet për qëndrimet e tija kundër pavarësisë së Kosovës dhe me paraqitjet e deklarimet  e tij të shprehura   në raport me Kosovën, ka qenë një zë i  artikuluar i regjimit të Milloshevqit në perëndim.
    Dik Marti, në raportin e tij të gatuar me thashetheme, me insinuata,  me trillime e të pavërteta, i ka dhënë për detyrë vetes që para opinionit ndërkombëtar, ish- udhëheqësit e UÇK-së t’i paraqes edhe si tregtarë të organeve njerëzore.
 Të gjitha këto akuza për ne nuk janë ta pa njohura, ngase që herët i ka lansuar politika zyrtare e Beogradit që nga koha  e regjimit kriminal të Millosheviqit, që qe munduar  ta njolloste luftën tonë për liri.
 Mirëpo, për ne është e habitshme që një qytetar i një vendi të lirë e demokratik të bie pre e qarqeve shoviniste serbe, të cilat siç dihet, bën gjenocid të organizuar në Bosnjë e Hercegovinë, në Kroaci e  në Kosovë.
Dik Marti me raportin e tij në mënyrë të paskrupull mundohet që të barazoj xhelatin me viktimën, mirëpo një gjë të tillë jemi më së të bindur që nuk do e arrij, ngase dihet se populli shqiptar, UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj bënë luftë çlirimtare përse gjeten edhe përkrahjen e faktorin relevant ndërkombëtarë.
Për akuzuat e Dik Martit, për të ashtuquajturën shtëpia e verdh, janë bërë hetime nga hetuesit e UNMIK-ut dhe të Tribunalit të Hagës, dhe në të dy rastet, në mungesë  provash, ato  janë ndërpre. Andaj, kokëfortësinë e Dik Martit për të vazhduar misionin e tij antishqiptar, duhet kuptuar si një qëllim të keq  ndaj Kosovës dhe  pavarësisë së saj, ndaj Shqipërisë dhe ndaj Kombit Shqiptar në tërësi. Një raport i mbushur me shpifje e gënjeshtra, të cilat janë riciklim i propagandës së vazhdueshme të qarqeve të caktuara që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe që tenton të njollos të gjithë shqiptarët në rajon, nuk mund të jetë tjetër veçse edhe një dështim i radhës. Mirëpo, si të tillë, institucionet tona duhet ti qasen me plot seriozitet e përgjegjësi, ngase, përpos efektit propagandistik, s’ka dyshim se tenton të dëmtoj kredibilitetin e Kosovës dhe të lidershpit të saj në arenën ndërkombëtar. Andaj, Kryesia e BIK kërkon nga të gjitha institucione e vendit që në bashkëpunim me ekspert të fushave përkatëse, sa më parë në mënyrë profesionale e të argumentuar para opinionit kombëtarë e ndërkombëtar të hidhen poshtë akuzat e Dik Martit, dhe në asnjë mënyrë mos të lejojnë tentativat të tilla me qëllim degradimin e luftës çlirimtare të popullit tonë.


Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…