Prishtinë, 19 dhjetor 2013
Kryesia e BIK sot ka dhuruar nja një furgon për tetë Këshilla të Bashkësisë Islame, të cilat janë donacion nga DIJANETI i Turqisë. furgonët do të shërbej për shërbim funerale.
në një manifestim solemn të organizuar në ambientet e Medrese, Myftiu Tërnava dhe koordinatori i DIJANIT-it turk në Kosovë z. Idrzin Keskin, u dorëzuan çelësat e furgonëve përfaqësueseve të Këshillave të BI.

Myftiu Tërnava tha se ky donacion është siguruar nga DIJANETI, të cilin e falënderojmë për përkrahjen e mbështetjen  që vazhdimisht po na ofron. Ne me DIJANET-in kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe presim që edhe në të ardhmen të na përkrah në projekte tona.
Koordinatori  i DIJANET-it në Kosovë, hfz. Idriz Keskin pasi përshëndeti të pranishmit tha se DIJANET-i është i përkushtuar që të ndihmoj BIK në të gjitha fushat, ndihma jonë për BI nuk do të mungoj as në të ardhmen.
këshillat që përfituan nga një furgon janë: Kbi Podujevës, i Lipjanit, i Fushë-Kosovës, i Drenasit, i Vitisë, i Kaçaniku, i Malishevës dhe i Elez Hanit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…