Departamenti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës në seminarin dyditor të mbajtur në Prizren  (16-17 nëntor 2012) të organizuar nga Organizata Gjermane: Konrad Adenauer Stiftung  me temë: “Marrëdhëniet në mes komuniteteve fetare dhe shtetit”. Rëndësia e të rinjve në promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe për bashkëpunim.

{jathumbnail}Në ceremoninë e hapjes, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, një fjalim pati,  Dr.Fahrush Rexhepi, i cili më pastaj mbajti edhe një ligjëratë rreth temës “Ndërveprimi i bashkësive fetare dhe shtetit në kontekstin e pluralizmit fetar”
Në këtë seminar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Katolike: Ilarion Lupulovic dhe Don Pal Tunaj, të cilët po ashtu u paraqitën me fjalët dhe ligjëratat e tyre rreth temës së lartpërmendur. Një ligjëratë po ashtu mbajti edhe drejtori i institutit për trashëgimi kulturore në Prizren, Hasan Hoti.
Në këtë seminar, përveç përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të ftuarve të tjerë, ishin prezent edhe grupet e studentëve nga tri komunitetet fetare si dhe student nga Gjimnazi “Lojolla” në Prizren, të cilët përgjatë dy ditëve punuan në grupe duke dialoguar në mes vete dhe duke trajtuar tema të ndryshme si: Pjesëmarrja e liderëve fetar në politik, Roli i mediave në aspektin e religjioneve etj.
Ndër temat kryesore që u diskutuan në këtë seminar ishte: “Fetë dhe Toleranca” . Lidhje me këtë temë një ligjëratë mbajti edhe përfaqësuesi i Fakultetit të Stdimeve Islame në Prishtinë Mr. Driton Morina.
Departamenti i të Rinjve BIK-ut ishte pjesëmarrës me njëzet student dhe studente nga Fakulteti i Studimeve Islame dhe Medreseja “Alaudin” në Prishtinë.
Në kuadër të këtij seminari u bën edhe vizita objekteve fetare në Prizren, Xhamisë Bajrakli, Kishës Ortodokse Serbe dhe kishës katolike. Gjatë vizitës së Xhamisë Bajrakli, një ligjëratë për të pranishmit mbajti kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Ali ef. Veza. Z.Veza foli për historikun e Xhamisë Bajrakli dhe po ashtu u kujdes për përgjigjej në pyetjet e të pranishmëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…