Prishtinë, 8 qershor 2018

Departamenti i të Rinjve i BIRK-ut në bashkëpunim me degën e departamentit në Mitrovicë organizoi iftar me të rinjtë e qytetit të Mitrovicës.

Në këtë iftar ishin të pranishëm të rinj nga sferat e ndryshme të jetës si sporti, mjekësia, afaristë të ndryshëm etj.

Si fillim të pranishmit i përshëndeti përfaqësuesi i degës se departamentit për Mitrovicë dr. Faruk Sinani , i cili i falënderoj ata për pjesëmarrje duke potencuar faktin se një organizim i tillë me të rinjtë është i pari i llojit të vet që mbahet nga Kryesia e BIRK-ut në qytetin e Mitrovicës dhe luti Allahun që të tilla aktivitete të mos mungojnë edhe në të ardhmen.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Fejsal Spahiu nga Departamenti i të Rinjve, i cili i falënderoi ata që me pjesëmarrje e nderuan takimin përkatës dhe njëkohësisht i njohu me aktivitetet e departamentit ndër vite duke u ofruar atyre bashkëpunim në të ardhmen, duke kërkuar nga të pranishmit që të jenë sa më të pranishëm në jetën fetare të tyre në të gjitha format e mundshme e sidomos për mirëmbajtjen e xhamive dhe për kujdesin e shtuar ndaj tyre. Iftari u përmbyll me lutjen dhe kërkesën që në të ardhmen Allahu t’i bashkojë në organizime të tilla të radhës në dobi të të gjithëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…