Prishtinë, 25 prill 2017
Myftiu i Republikës së  Kosovës Naim Tërnava , priti  në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës, të kryesuar nga z. Jacques Brotchi, anëtari i Parlamentit dhe Kryetar i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të komunitetit frëngjisht-folës  bashkë me disa  deputet  tjerë nga parlmaneti  Belgjikës  i cili po qëndron në  vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gallery Wordpress Myftiu Tërnava çmoi lart ndihmën e madhe  të shtetit Belg  dhënë   Kosovës, dhe falënderoi popullin dhe shtetin Belg për përkrahjen e popullit dhe shtetit të Kosovës , dhe i njohu me Bashkësinë islame, institucionet e saja ,  jetën fetare në Kosovës në përgjithësi  si dhe mbi harmoninë fetare në vend.
Anëtarët e delegacionit parlamentar belg falënderuan  Myftiun për pritjen e ngrohtë , dhe vlerësuan kontributin e Bashkësisë Islame për kultivimin e traditës së bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare si një shembull  model që duhet ndjekur.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…