Prishtinë, 21 prill 2014
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruairi O’Connell.
Myftiu Tërnava, pasi ambasadorin O’Connell e uroi për detyrën e re, tha se i dëshiron shumë suksese e mbarësi gjatë misionit të tij në Kosovë.
Edhe më këtë rast Myftiu vlerësoi lart përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për popullin e Kosovës. Myftiu po ashtu ambasadorin e informoi edhe me historikun, funksionimin dhe sfidat  e BIK-ut.

Në anën tjetër, ambasadori O’Connell theksoi  se vlerëson lart angazhimin e BIK-ut dhe të Myftiut Tërnava, si për kultivimi e paqes e tolerancës, ashtu edhe për mirëkuptim e harmoni në mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…