Më 18 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë se Shqipërisë, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, organizoi në sallën Salmen, në qytetin Schlieren, manifestim kushtuar këtij përvjetori, ku përpos bashkatdhetarëve tanë që punojnë e jetojnë në Zvicër, e që janë të organizuar nëpër xhamitë shqiptare, morën pjesë edhe tre ambasadorë: Mehmet Elezi -Ambasador i Shqipërisë në Zvicër, Naim Mala-ambasador i Kosovës në Zvicër dhe Ramadan Nazifi -ambasador i Maqedonisë në Zvicër.

 

{jathumbnail}Në këtë manifestim qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ata të Maqedonisë, Ekrem Simnica-Koordinator për Diasporë në Kryesinë e BIK i shoqëruar nga shefi i kabinetit të Myftiu, Ejup Ramadani dhe sekretari i Bashkësisë së Fesë Islame në Republikën e Maqedonisë, Afrim Tahiri.
Fillimisht të pranishmëve iu drejtua kryetari i Unionit të Imamëve shqiptar në Zvicër, Mr. Rajhan Neziri, i cili pasi përshëndeti e uroj për përvjetorin e pavarësisë së shqiptarëve tha:
“Populli shqiptar nuk është 100 vjeç, as tradita, as feja e as identiteti shqiptar nuk janë 100 vjeç. Ka dashur Zoti që të jemi ndër popujt më të vjetër të Ballkanit. Ndërkaq, historia ka përcaktuar që sot të jemi në pozitën aktuale. Duke mëtuar një bashkim të natyrshëm të të gjitha trojeve tona, në cilëndo formë të mundshme e të pranueshme.
Përshëndetën edhe tre ambasadorët që qenë të pranishëm në manifestim, e të cilët e çmuan lart kontributin e komunitet mysliman shqiptar dhe ylemasë shqiptare për çështjen kombëtare.
Mr. Ekrem Simnica- Koordinator për Diasporë në Kryesinë e BIK, pasi përshëndeti e uroi, të pranishmëve ua përcolli urimet e përgëzimet e Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava, ndërsa në fjalën e tij të shkurt foli për kontributin e ylemasë në ngritjen e vetëdijes kombëtare. Ai, po ashtu, foli edhe për rolin e institucioneve fetare islame në pavarësinë e Shqipërisë. Z. Simnica me këtë rast përmendi rolin që kanë luajtur Medreseja e Mehmet Pashës në Prizren, Medreseja e Tiranës “Medah”, Medreseja në Shkup e deri te Medreseja “Alaudin” në Prishtinë.
Përshëndeti edhe sekretari i Bashkësisë së Fesë Islame të Maqedonisë, Afrim ef. Tahiri.
Për kontributin e ylemasë shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë dhe në mbrojtjen e viseve tjera shqiptare që ngelen jashtë shtetit shqiptar, referoi dr. Qani Nesimi.
Sekretari i unionit të imamëve shqiptar në Zvicër, Mr. Fehim Dragusha në këtë manifestim paraqiti punën dhe aktivitetin e imamëve shqiptarë që veprojnë në Zvicër.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…