Myftiu Tërnava priti një grup deputetësh të parlamentit të Kosovës Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim Tërnava priti sot në takim një grup të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të përbërë nga zv. Kryetari i parlamentit të Kosovës z.Glauk Konjufca , Teuta Sahatçiu kryesuese e grupit të grave deputete, Alma Lame , Hashim Deshishku , Ahmet Isufi , Blerta Deliu , Flora Brovina , Donika Kada –Bujupi , Lirie … Më shumë
Myftiu Tërnava priti një delegacion nga Dubai Myftiu Tërnava priti në selinë e tij një delegacion nga Emiratet e Bashkuara (EBA) të kryesuar nga Ali Khalfan el Mansouri, zyrtar i lartë i ministrisë së cështjeve fetare të qeverisë së Dubait.Myftiu Tërnava falenderoi për ndihmën e qeverisë së EBA që i ka ofruar Kosovës para dhe pas Luftës. “Kosova nuk do të harroj asnjëherë mbështjetjen tuaj, duke kujtuar … Më shumë
U mbajt tribuna për nder te natës së Israsë dhe Miraxhit Dje me datën 05.06.2013, Departamenti i të rinjve në bashkëpunim me këshillin e Bashkësisë Islame Prishtinë organizuan tribunë për nder të natë së madhe të Israsë dhe Miraxhit. Si në çdo tubim Islam, ku madhërohet emri i Allahut xh.sh. edhe ky tubim filloj me disa ajete nga Kurani të lexuara nga zëri i bukur i të riut, Egzon Ibrahimi. Më shumë
Myftiu Tërnava merr pjesë në manifestimin kulturorë-fetar të mbajtur në Zvicër Më 1 qershor 2013 në Soloturn (Zvicër) në sallën Biberena, u mbajt një manifestim i madh kulturo-fetar ku morën pjesë shumë bashkatdhetarë tanë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia, të cilët janë me punë dhe qëndrim në Zvicër. Salla dukej e vogël për të pranuar të gjithë të interesuarit të cilët kishin ardhur nga vise te ndryshme te Zvicrës … Më shumë
Myftiu Tërnava priti përfaqësuesit e Bankës Islame për Zhvillim Prishtinë, 30 maj 2013 Myftiu Kosovës, Naim Tërnava prit sot përfaqësuesit e Bankës Islame për Zhvillim – IDB me seli në Xhedë, zyrtarë të departamentit për zhvillimin dhe avancimin e vakëfeve të kryesuar nga Dijab Karar Ahmed dhe Muhamed Ahmed Salem.Myftiu Tërnava falënderoj përfaqësuesit e IDB për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe i njohu ata me gjendjen e … Më shumë
Imamët e Kosovës thërrasin për shmangie të duhanit në ditën ndërkombëtare kundër tij Me rekomandim të Myftiut të Republikës së Kosovës, Naim ef. Ternava, në të gjitha xhamitë e Kosovës, nga mimberet e tyre, imamët e nderuar, bën apel dhe thirrën popullatën kosovare që menjëherë të shmangin konsumimin e duhanit, si një e keqe që dita ditës po shtohet gjithnjë e më shumë, e që po merr shumë jetë. Më shumë
Myftiu Tërnava priti kryetarin e Arnavutkoy Ahmet Hashim Prishtinë, 28 maj 2013 Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot kryetarin e komunës së Arnavutkoy të Stambollit, z. Ahmet Hashim i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. Me këtë rast Myftiu Tërnava falënderoi z. Ahmed Hashim për vizitën në selinë e Kryesisë së BIK-së dhe e njohu me zhvillimet dhe proceset nëpër të cilat po kalon BIK.Në takim … Më shumë
Myftiu Tërnava priti presidentin e Ligës së Myslimanëve Evropian, Alfredo Maiolese Më 21 maj Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava priti presidentin e organizatës Europian Muslims League” Alfredo Maiolese me rezidencë në Bern (Zvicër). Në këtë takim Myftiu Tërnava njoftoi për së afërmi mysafirin për historikun e BIK-së, zhvillimin e jetës fetare si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion. Nga ana e tij presidenti Maiolese shprehu kënaqësinë për mirëpritjen … Më shumë
U mbajt takimi i tretë i radhës i përfaqësuesve të Departamentit të të Rinjve Prishtinë 21.05.2013 Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur mbledhje me përgjegjësit e të rinjve pranë këshillave të Bashkësisë Islame, të cilët në këtë detyrë janë caktuar më parë, me çka edhe behët shtrirja e Departamentit të të rinjve në terren.Takimi ashtu si ishte e paraparë filloj në ora 11:00. Hapja e tubimit u … Më shumë
Në Tiranë u mbajt Konferenca e VI-të e liderëve myslimanë të Ballkanit Tiranë, 18 maj 2013 Në Tiranë, zhvilloi punimet Konferenca e VI-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, e organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani.Konferenca nga liderët myslimanë të Ballkanit për diskutim pati temën “Roli i Islamit dhe përfaqësuesve të fesë në zgjidhjen e problemeve sociale dhe shpirtërore” u organizua paraditen e sotme, më … Më shumë