Më 12 qershor 2010,  u mbajt mbledhja e rregullt e  Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, e dyta  në këtë përbërje të Kuvendit. Përpos delegatëve, në mbledhje qe i pranishëm Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë e bashkëpunëtorët e tij.

 

Pas leximit të një ashereje nga Kurani famëlartë,  kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës- dr. Xhabir Hamiti, hapi mbledhjen me këtë rend dite:
– Verifikimi i mandateve të anëtarëve të rinj;
-Raporti i punës njëvjeçare të kryesisë së BI të Kosovës;
-Elaborati i buxhetit, Llogaria përfundimtare për vitin 2009, me raportin e Komisionit financiar, dhe aprovimi i buxhetit për vitin 2010.
-Të ndryshme.
{jathumbnail}Pas miratimit të rendit të ditës, fillimisht të pranishmëve iu drejtua kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, dr. Xhabir Hamiti, i cili, pasi falënderoi Myftiun dhe bashkëpunëtorët e tij për pjesëmarrje, në fillim të fjalës  tha:
“Kjo është mbledhja e dytë e zgjeruar  në mandatin tonë ku po marrin pjesë edhe anëtarët dhe shërbimi i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.  
Ndërsa,  siç jeni në dijeni ne   kemi pasur edhe dy takime tjera pas mbledhjes mbi miratimin e projektbuxhetit më   04.06.2009  dhe më datë 23.01.2010,  ku kemi shqyrtuar rregulloren e kuvendit , siç edhe kemi marr vendim që të amandamentohet dhe  rishikohet edhe kushtetua e BIK-së  me c`rast edhe është themeluar komisioni kushtetues në përbërje prej 5 anëtarëve.
Në cilësinë e kryetarit të kuvendit dhe të komisionit kushtetues në kuadër të kuvendit të BIK-së të Kosovës, nuk kam nxituar për të marr ndonjë iniciativë të shpejtë në ndryshimin e kushtetutës gjatë kësaj kohe që ka kaluar , edhe pse ju e dini se unë,  që në mandatin e kaluar të kuvendit  kam kërkuar të bëhen plotësime dhe riformulime të neneve dhe neneve  të cilët patjetërsueshëm kanë nevojë për përmirësim , mirëpo  ne si BIK-së akoma  nuk e kemi të qartë  zyrtarisht pozitën  tonë statusore  në sistemin e ri juridik të Kosovës. Ende nuk është qartësuar përfundimisht  se kush do të jetë bartës i ligjit për rregullimin e veprimtarisë së bashkësive fetare në Kosovë-edhe pse tani për tani dihet se  bartës i ligjit mbi liritë e feve është kryeministria”

Më tutje në fjalën e tij para delegatëve të Kuvendit të BI të Kosovës kryetari dr. Xhabir Hamiti duke folur për rolin e përgjegjësit dhe rolin që ka kuvendi i BIK tha:
 
“Jemi këtu që së bashku të diskutojmë atë që ka bërë ekzekutivi gjatë periudhës një vjeçare. Në këtë kontekst do të doja të shtoja  se kjo ka qenë një praktikë edhe në të kaluarën dhe po vazhdon  – që raporti i punës të diskutohet pa mbështetje në  ndonjë plani të hartuar paraprakisht.  Kam bindjen se Kryesia, do të ishte më mirë që në mbledhje të tilla të sjellin planin e hartuar për vitin e ardhshëm,  e jo të sjellin një raport   i cili  ka rrjedhur vetvetiu gjatë vitit  të kaluar. Kjo  mos të merret si ofendim por si këshillë, sepse  vërtetë më  mirë do të ishte që sot ne këtu  të diskutojmë se çka është realizuar dhe çka nuk është realizuar nga plani paraprak i miratuar nga ne para një viti. Me fjalë tjera,   më mirë  dhe më bereqetshëm do të ishte diskutojmë se çka ka shkuar mirë, çka nuk ka shkuar mirë nga plani i hartuar, cilat kanë qenë sfidat, çka nuk është realizuar pse nuk është realizuar, çfarë duhet  ndërmarr për të përmirësuar punën tonë në të ardhmen për të arritur objektivat tona. Cili sektor ka qenë më aktiv e cili ka çaluar, pse ka çaluar”.  
Ndërsa Myftiu i Kosovës, Mr.  Naim Tërnava, në fjalën e tij tha:
” Të nderuar delegatë, para nesh kemi përgjegjësi të madhe, ngase jemi në një vend dhe në kohë ku duhet një angazhim në vijimësi për të arritur rezultatet e duhura.
Edhe kjo mbledhje e Kuvendit të Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës, është një tubim që do ti qojmë përpara proceset e nisura, dhe jam i bindur që proceset e zhvillimit me punë të përbashkët do ti shtyj për një të ardhme më të mirë e më të sigurt, ndaj vetëm të gjithë unik, bashkërisht do të ja arrijmë asaj rruge që jemi nis – qëllimit final që ne jemi përcaktua- ajo është lartësimi i fjalës së Allahut.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, punën e saj në disa segmente, disa punë, në disa fusha e ka paraqitur edhe në raportin që e keni para vetes.
Gjithherë shtrohet pyetja a është munduar që të bëhet më tepër, dhe sa është  bërë?. Megjithatë mund të them se as koha, mundi e sakrifica në kryesinë e BIK nuk është kursye në asnjë moment, gjithherë duke pasuar parasysh atë që ka pasuar mundësi që të bëhet edhe më tepër.
Nëse më lejoni, kisha me kërkuar diç që në fillim, ju kisha lut të gjithëve, kisha kërkuar nga ju që të jemi në shërbim të Bashkësisë Islame”.
Pas fjalës së Myftiut, kryetari i kuvendit të BI, dr. Xhabir Hamiti propozoi që për një punë më efikase, raporti i Kryesisë  të mos lexohet fare por të fillojnë diskutimet, pasi Raporti i punës së Kryesisë delegatëve u është dërguar me kohë.
Propozimi i kryetarit të kuvendi u përkrah njëzëri nga delegatët.
Pas këtij propozimi, pasuan diskutime të delegatëve, nga të cilat veçojmë këta: Fadil Hasani,  Feim Abazi, Beqir Thaçi, Besim Llaloshi, Muhamed Dërmaku, Sulejman Ibrahimi, Fitim Boja, Refik Murati, Husamedin Abazi, etj.
Pas diskutimeve, pyetjeve, interesimeve dhe angazhimeve të delegatëve të Kuvendit- për disa çështje dha përgjigje Myftiu Mr. Naim Tërnava, pas së cilës delegatët miratuan raportin e punës së Kryesisë për periudhën njëvjeçare prill 2009- prill 2010.
Më pas delegatët pasi dëgjuan raportin e komisionit financiar, që e paraqiti kryetari i komisionit, Xhavit Qerimi, delegatët miratuan  Llogarinë përfundimtare për vitin 2009.
Projektbuxhetin për vitin 2010, para delegate e paraqiti referenti financiar Kasim Gërguri. Delegatët pas një diskutimi cilësor, miratuan unanimisht projektbuxhetin për vitin 2010.
Delegatët e Kuvendit, gjithashtu bënë edhe verifikimin e mandateve për  e dy anëtarë të rinj,  Irfan Hashani nga Obiliqi dhe Beqir Thaçi nga Drenasi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Udhëheqësit e bashkësive fetare islame shqiptare vizituan ministrin për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif bin Abdulaziz al Sheikh

Prishtinë, më 22 prill 2024 Udhëheqësit e bashkësive fetare islame, Myftiu Naim ef. Tërnav…