Prishtinë, 13 maj 2014

Në Kryeqytetin evropian – Bruksel po mbahet Samiti i Liderëve Fetarë të Këshillit të Lartë Islamik të Evroazisë me temë ” Uniteti në diversitet” ku po merr pjesë  një delegacion nga   Bashkësia Islame e Kosovës i kryesuar nga Myftiun, Mr. Naim  Tërnava i shoqëruar  edhe nga dekani i FSI-së,  Dr. Qazim Qazimi dhe këshilltari i Kryesisë së BIK,  Vedat Sahiti.

Në ditën e parë të konferencës, Myftiu Tërnava, mbajti kumtesën me temë “Bashkëjetesa paqësore mes feve në Evropë”,  ku potencoi rëndësinë e dialogut së një nga vlerat dhe mundësitë me efikase të njohjes dhe pranimit të tjetrit me gjithë dallimet e mundshme qe mund t’i kemi si shoqëri.
Konferenca do të vazhdoj  punën  në seanca të ndara edhe më 13 e 14 maj ku do  paraqiten liderët me temat të ndryshme që kanë të bëjnë me diversitetitn , dialogun , bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare në Evropë.
Ne konference po marrin pjesë 30  liderët myslimanë fetare  nga Evropa dhe Azia, si  dhe shumë  personalitete të njohura nga  bota akademike. {gallery}brksl514{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…