Prishtinë, 5 nëntor 2013

Myftiu Tërnava  priti sot  drejtoreshën regjionale të UNFPA  për Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, znj. Dorina Bologa e cila shoqërohej  edhe nga drejtoresha e zyrës së UNFPA në Kosovë, znj. Visare Mujko-Nimani.

znj. Bologa fillimisht uroi Myftiun për rizgjedhjen në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës si  dhe e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer mes UNFPA dhe BIK në realizimin e disa projekteve të përbashëkta, si në fushën e regjistrimit civil si një standard i domosdoshëm për integrime evropiane ashtu edhe për projektin e përbashkët të UNFPA dhe BIK për rolin e islamit në parandalimin e dhunës në bazë gjinore, projekt ky i filluar dhe i lansuar më 8 maj të këtij viti.
“Shembulli i komunitetit tuaj besoj se do shërbej si model edhe për komunitetet tjera si në vend ashtu edhe në rajon” tha mes tjerash, znj. Bologa.

Në anën tjetër Myftiu falënderoi, znj. Bologa, për vizitën dhe për punën që po bënë zyra e UNFPA në Kosovë në krye me znj. Visare Mujko-Nimani, dhe shtoi  se Bashkësia Islame e Kosoves është dhe do të jetë gjithmonë e gatshme të bashkëpunoj ngushtë me ju në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie apo feje.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…