Prishtinë, 10 janar 2019
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Let’s Do It, pas 3 muajve të aktiviteteve të shumta në tërë Kosovën ka përmbyllur Fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila filloi me 15 shtator, kurse përfundoi më 15 dhjetor 2018. Në këtë konferencë do të prezantohen të arriturat gjatë fushatës tremujore dhe do të bëhet shpallja e komunave fituese. Me rastin e përfundimit të fushatës, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj falënderuan anëtarët e task forcës për angazhimin e tyre institucional, komunat, shoqërinë civile, vullnetarët, mediat dhe gjithë qytetarët e Kosovës për angazhimin e tyre për pastrimin e Kosovës. Me këtë rast u dhanë edhe mirënjohje, në mesin e të cilave u çmua puna dhe angazhimi i vazhdueshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u nderua me mirënjohje të cilën ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi mirënjohjen ia dorëzoi u.d. të sekretarit të BIRK-ut, Ahmet ef. Sadriut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…