Ballina Lajme Në tri komuna të Kosovës mbahen punëtori mbi dhunën në familje

Në tri komuna të Kosovës mbahen punëtori mbi dhunën në familje

1 mars – 31 mars 2014
Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe organizatës UNFPA, gjatë muajit mars janë organizuar tri punëtori, në tri komuna të Kosovës, me temë ““Ligjet e Kosovës për Barazinë Gjinore dhe Kundër Dhunës në Familje”. Synimi i punëtorisë ishte që për stafin e imamëve të këtyre komunave, të ofrojë informata për Ligjin për Barazi Gjinore, Ligjin kundër Dhunës në Familje dhe Planin e Veprimit dhe Strategjinë Nacionale për Adresimin e Dhunës në Familje.

Duke pasë parasysh se dhuna në familje është një fenomen që ka shtrirje të gjërë në të gjitha pjesët e botës, parandalimi dhe eliminimi i saj kërkonte domosdoshmërisht edhe përfshirjen e udhëheqësve fetar. Udhëheqësit fetar në funksionin e tyre si udhëheqës moral dhe shpirtëror padyshim se ndikojnë pozitivisht, duke ofruar përkrahje në shumë çështje,  përfshirë edhe çështjen e dhunës me bazë gjinore. Përvojat e shumta nëpër botë tregojnë se përfshirja dhe kontributi i bashkësive fetare në parandalim të dhunës me bazë gjinore është shumë i çmuar.
Ligjërues në këto punëtori ishin:
z. Ajni Sinani, kryetar i Kuvendit të BIK:”Roli i Islamit në parandalimin e dhunës me bazë gjinore. Kontributi i burimeve juridike të fesë në pasurimin e legjislacioneve perendimore”.
z. Nehat Idrizi, gjyqtar:”Ligji i Kosovës për Barazi Gjinore dhe Ligji i Kosovës për mbrojtje kundër Dhunës në Familje”
znj. Tahire Haxholli, kapitene në Policinë e Kosovës:”Sistemi i Referimit për të mbijetuarit e Dhunës në Familje: Roli i Policisë në adresimin e Dhunës në Familje”

Këto punëtori u organizuan për herë të parë në qytetin e Gjakovës, Gjilanit dhe Dragashit. Kohë më parë, këtyre punëtorive u ka parapri organizimi i tryezave të rrumbullakëta në po të njëjtat komuna. Koordinator i këtij projekti në të gjitha rastet, ishte Fatmir Iljazi, nd.kryeimam i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Ka nisur shpërndarja e mishit të kurbanëve

Prishtinë, 15 shtator,2017 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përmes Shoqatës së saj …