Përfaqësues të tre bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, kanë zhvilluar një mbledhje të përbashkët në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në lidhje me aktivitetet që do të organizojnë këto bashkësi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë gjatë vitit 2012.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Maqedonisë, si dhe përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë kanë ngritur gjithashtu një Këshill Organizativ, i cili do të merret me organizimin e punëve, projekteve dhe aktiviteteve që komunitetet fetare do të zhvillojnë në këtë vit jubilar. Këshillit Organizativ përbëhet nga: Ali Zaimi, Kancelar i KMSH-së, Resul Rexhepi, Sekretar i përgjithshëm i BIK, Afrim Tahiri, Sekretar i përgjithshëm i  BIM, si dhe dy anëtarë të tjerë nga secila bashkësi. Ky këshilli do të drejtohet nga z. Ali Zaimi, i cili u propozua nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe u miratua nga i gjithë Këshilli. Pika themelore e diskutimit në këtë mbledhje ishte, organizimi i një Konference Shkencore Ndërkombëtare, me përfaqësues nga të tre bashkësitë fetare, si dhe akademikë të të gjithë trevave shqiptare, mbi rolin dhe kontributin e islamit dhe dijetarëve myslimanë në trevat shqiptare gjatë shekullit të fundit, si dhe kontributi i tyre në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…