Ballina Lajme Bereqeti vazhdon të ndihmojë familjen në nevojë në këto ditë të ftohta dimri

Bereqeti vazhdon të ndihmojë familjen në nevojë në këto ditë të ftohta dimri

Prishtinë, 10 janar 2020

Shoqata Humanitare “BEREQETI” organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës edhe në këto ditë të ftohta dimri vazhdon të jetë në krahë dhe ndihmë familjeve në nevojë. Dega e Bereqetit në Prizren  njoftojnë se  janë duke  bërë furnizimin e familjeve në nevojë me veshmbathje edhe gjatë këtij sezoni dimëror. Kurtish ef. Hoxhaj-koordinator i Bereqetit së degës së Bereqetit në  Prizren tha se nevojat janë më të mëdha se mundësitë tona por ne po mundohemi që tu dalim ne ndihmë familjeve më me nevojë  gjatë këtyre ditëve të ftohta dimri dhe vetëm gjatë këtyre ditëve kemi ndihmuar 13 familje  me veshmbathje, jorganë dhe artikuj ushqimor.  Ai falënderon po ashtu donatorët nga vendi dhe diaspora të cilët kanë ndihmuar dhe përkrahur aktivitetet e Bereqetit në Prizren të cilët janë të shumtë. Gjatë aktivitetit të vitit të kaluar Bereqeti në këtë komunë ka ndihmuar mëse 3000 familje me gjera ushqimore, veshmbathje, pako higjienike e gjëra tjera të nevojshme  dhe ka  rregulluar, lyer 4 shtëpi. Krahas këtyre ndihmave  ka furnizuar mbi 50 familje me dru për ngrohje, shporet, stufa, frigorifer, sado pak për tua lehtësuar jetën  familjeve me nevojë  që ta përballojnë këto ditë të ftohta dimri.  Mbi 1500 fëmijë ka arritur t‘i gëzoj me dhurata e lodra  për festa dhe janë 450 nxënës të cilët  kanë përfituar çanta dhe pajisje tjera  shkollore. Po ashtu gjatë vitit që sapo lamë pas Bereqeti dega në Prizren ka vizituar mbi 20 institucione  publike si shkolla, shoqata, OJQ duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e saj.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” po ashtu ka njoftuar se  të gjitha familjet të cilat kanë nevojë për veshmbathje që të lajmërohen në zyrën e Shoqatës Humanitare “BEREQETI” e cila  gjendet në rr. Fatmir Berisha (te Xhamia e Re afër tregut në lagjen Bajram Curri).

Bereqeti po  ashtu ka premtuar se do të ndihmojë  familjet më me nevojë edhe gjatë këtij viti dhe fton bamirësit deh donatorët të shtrijnë dorën që edhe shtresa tjetër e shoqërisë të ketë kushte dhe jetë të dinjitetshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel

Prishtinë, 20 janar 2020 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava …