Prishtinë, 11 maj 2019
Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, i ka shpërndarë këto ditë 150 pako ushqimore për familjet skamnore dhe me nevojë në Komunën e Gjilanit.
Agim ef. Hyseni, përgjegjës i SH.H. “Bereqeti” në Gjilan tha: “Jemi të vendosur që vazhdimisht të jemi në ndihmë të familjeve që kanë nevojë për ndihmën dhe dorën e shpresës, me anë të këtyre pakove ushqimore mundohemi që të zbusim gjendjen e rëndë ekonomike që kanë këto familje skamnore të komunës së Gjilanit dhe t’i gëzojmë familjet e varfra dhe që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë begatinë dhe vlerën e Ramazanit”-tha ai. Ai tha se gjatë ditëve në vijim të Ramazanit do të zhvillojnë edhe aktivitete të tjera.
Ky aktivitet është lehtësim shumë i madh për këto familje të këtyre kategorive sociale.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…