Ballina Lajme Kryesia e BIK në vigjilje të natës së Bedrit shtroi iftar për përfaqësuesit e Këshillave vendor

Kryesia e BIK në vigjilje të natës së Bedrit shtroi iftar për përfaqësuesit e Këshillave vendor

Prishtinë, 25 korrik 2013

Mbrëmë më 24 korrik në vigjilje të natës së 17 të Ramazanit, respektivisht në kujtim të fitores në Betejën e Bedrit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, shtroi iftar për udhëheqësit e Këshillave të BI dhe nëpunësit e institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këtë iftar qe i pranishëm edhe myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorët, që para dhe pas iftarit bashkëbisedoi me udhëheqësit e këshillave vendorë për rrjedhën e aktiviteteve të Ramazanit në terën. Myftiu, iftarin, tashmë tradicional, e shtroi në restorantin e Medresesë së mesme “Alaudin” të Prishtinës, ku qenë të pranishëm afër 200 pjesëmarrës.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në iftar Myftiu, fillimisht, tha: “Të nderuar vëllezër efendilerë! Më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë iftar të përbashkët organizuar për nder të Natës se madhe të Bedrit.”
Myftiu, po ashtu, në fjalën e tij përgëzoj përgjegjësit e këshillave, imamët dhe të gjithë strukurtën  e BIK për  punën që po bëjnë me xhematë anë e kënd Kosovës gjatë këtij muaji të bekuar.
Këtë muaj besimtarë shtojnë ibadetet, andaj është përgjegjësi e jona që të jemi me ta dhe pranë tyre që të kryejmë misionin tonë në mënyrën më të mirë.
Neve edhe në ditët në vijim na duhet angazhim shtesë në çdo segment për të qenë pranë besimtarëve tanë të respektuar. Myftiu kërkoj nga të gjitha strukturat e BIK që t’i kushtojnë një kujdes të veçantë  sensibilizimit të xhematit për të paguar sakakatul-fitirin dhe zeqatin në fondin e BIK. {gallery}bedr13{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim z. Mahmud Najadin

17 tetor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti  në taki…