Prishtinë, 11 shkurt 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti ambasadorin Babür Hızlan- drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë i cili po qëndron për vizitë zyrtare  në Kosovë.
Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin për vizitën dhe e njohu diplomatin turk me arritjet, suksese dhe sfidat në BIK.

Myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoj qeverinë, popullin e posaçërisht diplomacinë turke për mbështetjen e përkrahjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë që i kanë dhënë, dhe po i japin Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ambasadori Babür Hızlan vlerësoj kontributin  e BIK  në të mirë të vendit dhe popullit të Kosovës. Ambasadori po ashtu u shpreh se diplomacia turke edhe në të ardhmen  do ta ndihmojmë Kosovën  në rrugën e saj për anëtarësimin në organizmat ndërkombëtar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…