Ballina Njoftime Atakimi i objekteve fetare akt i papranueshëm

Atakimi i objekteve fetare akt i papranueshëm

Prishtinë,  15 gusht 2016
Atakimi i objekteve fetare, pavarësisht motiveve, është akt i papranueshëm, dhe si i tillë edhe i dënueshëm. Rastet e tilla nxisin urrejtje, mosdurim e dhunë, aq më tepër kur janë përdhosur e atakuar simbolet fetare dhe ato kombëtare nga një individ i një nacionaliteti e një feje tjetër.
Kërkojmë nga të gjithë që rastin në fjalë ta trajtojnë me përgjegjësinë e duhur, pa e heshtur, por edhe pa e ekzagjeruar.
Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare, që mos të bien pre e individëve që kanë qëllime të errëta.
Nga ana jonë mbetemi të përkushtuar për kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit e mirëbesimit në vendin tonë.

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
  • Ftesë

    Drejtoria për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në emer të Bashkësisë Is…
  • MYFTIU TËRNAVA ORGANIZON PRITJE PËRURIMI PËR FITËR- BAJRAM

    Me rastin e  Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 25 qershor 2017, Myftiu i Kosovë…
  • NJOFTIM PËR OPINION

    DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT, të dielën më 25 qershor2017 Kryesia e Bashkësisë Islame të…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Ftesë

Drejtoria për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në emer të Bashkësisë Is…